Monday 9 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qiproja ndalon karateistët e Kosovës të marrin pjesë me simbole shtetërore në Evropian për të

Parashikimi i motit për të hënën, 09 shkurt 2026

Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët për festimin e 18 vjetorit

LRF Gjilan uron Armend Misinin për marrjen e mandatit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në

Nju Jorku pushtohet nga dëbora dhe acari, në qytet u regjistruan temperatura 10 gradë më

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Juventusi me mund të madh merr një pikë në sfidën e javës ndaj Lazios, Edon

Rahoveci 029  fiton ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimin

AUV tërheq nga tregu disa produkte Aptamil për foshnje

Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e zjarrtë

 Nesër seanca e 28-të në tentim për ta konstituuar Kuvendin, asnjë sinjal zhbllokimi
Lajme

Nesër seanca e 28-të në tentim për ta konstituuar Kuvendin, asnjë sinjal zhbllokimi

6 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Asnjë sinjal nuk ka që përsëritja e seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës të marrë fund edhe pas gati katër muajve pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Nesër do të mbahet e radhës dhe do të jetë hera e 28-të që deputetët e zgjedhur provojnë të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Partia fituese po këmbëngul në kandidaten e saj për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila për disa herë radhazi nuk mori votat e nevojshme. Partitë tjera s’po tërhiqen nga pozicioni i tyre me arsyetimin se ajo s’është “figurë konsensuale”, ndërsa disa prej tyre i kanë thënë Lëvizjes Vetëvendosje se nëse do të ndërronte kandidaten dhe do të propozonte disa emra që për ta janë të pranueshëm, do të mund të dilnin nga ngërçi i ngecur. Megjithatë, Vetëvendosje thotë se e ka të drejtën ekskluzive për të propozuar si parti e parë.

Dhe derisa bllokada po vazhdon, deputetët po marrin pagat e tyre për seancat pakminutëshe çdo 48 orë.

Thirrjet si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës janë shtuar që politikanët e zgjedhur të vendosin në prioritet Kosovën dhe të dalin nga pozicioni bllokues.

Këto thirrje kanë filluar të bëhen më të zëshme edhe nga vetë qytetarët.

Një grup i vogël dje u mblodh para Kuvendit për të shprehur revoltën e tyre ndaj të zgjedhurve para se të niste seanca.

Ndërsa sot për Bajram rrogat u përmenden edhe gjatë vizitës së një delegacioni të qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin në Bashkësinë Islame për festë ku u pritën nga kryemyftiu Naim Tërnava.

Derisa kanë biseduar në prani të kamerave, Tërnava i ka thënë Kurtit” …desha t’i ftoj të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.

Ndaj kësaj ka reaguar Kurti duke e bërë një “distancim” duke thënë se deputetëve “rrogat po ju ecin…”

Dikush nga pala e Bashkësisë Islame ka reaguar duke thënë “najfarë mësyshi e keni…”

Të shtunën prapë do të mblidhen deputetët.

Dje pas dështimit të përpjekjes së 27-të, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të shtunën.

“Takohemi përsëri më 7 qershor në ora 11:00”, tha ai.

Share This:

Tags: Kuvendi i Kosoves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Tregime të zgjedhura nga autorë të shquar

8 February 2026
Ciceroni

Qiproja ndalon karateistët e Kosovës të marrin

8 February 2026
Ciceroni

Parashikimi i motit për të hënën, 09

8 February 2026
Kuriozitete

Ambasada e Kosovës në SHBA do hap

8 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LDK-së i rikthehet një mandat, merr 15:

7 January 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përditësoi të dhënat e fundit nga rezultatet

Lajme

Vdiq në moshën 81 vjeçare, kush ishte

1 January 2026

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare akademiku dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat

Lajme

Kryetari Basha priti në takim Shefen e

15 October 2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, bashkë me nënkryetaren Albulena Haxhiu,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.