Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

 Kompozitorët Isa Jakupi dhe Izet Kallaba, doajenë të këngës së mirëfilltë shqipe
Kulturë Muzikë

Kompozitorët Isa Jakupi dhe Izet Kallaba, doajenë të këngës së mirëfilltë shqipe

13 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në përvjetorin e lindjes së kompozitorit e pedagogut të muzikës, Isa Jakupi, në Gjilan është mbajtur Koncerti i Traditës Muzikore nga krijimtaria artistike e kompozitorëve Isa Jakupi dhe Izet Kallaba, shkruan kryelajmi.com.

Ndryshe, ky koncert ishte përgatitur të mbahej më 25 tetor të vitit të kaluar, kohë kur gjithçka ishte përgatitur, por fatkeqësisht, dy ditë para mbajtjes së këtij koncerti kishte ndërruar jetë kompozitori Isa Jakupi. Mirëpo organizatorët në shenjë nderimi për këta dy kompozitorë dhe në ditëlindjen e profesorit Isa Jakupi, këtë koncert e mbajtën në mbrëmjen e kësaj të hëne. Një mbrëmje në të cilën u interpretuan këngë që kanë lënë gjurmë ndër vite.

Nga krijimtaria e Isa Jakupit u interpretuan këngët „Shpirt, sy e buzë t’i dua”, “Selami Hallaqit”, “Veç për vete”, “Sorkadhja”, “Shkollares fshatare”, “M’ke shtëpinë te shadërvani” dhe “Sy jeshile gojësheqere” të interpretuara nga Hekuran Bllaca, Nexhmije Huruglica, Florion Thaqi, Elona Sadiku, Remzi Leka dhe dueti Xhentian Jetishi dhe Herolinda Bucaliu.

U kënduan edhe kompozimet e Izet Kallabës „Këngë malli”, “Vajtojcat e Rekës”, “Është një këngë”, “Vallja e luleve” dhe “Vajzat heqin valle”,, të interpretuara nga Lumturie Shabani, Elona Sadiku dhe Herolinda Bucaliu.

Koncerti u organizua nga OJQ ClassiKos, me udhëheqës Burhan Azizin dhe Flamur Bucaliun, me koordinator Kushtrim Jakupin, të shoqëruar nga Orkestra Profesionale e Gjilanit. Projektin e mbështeti MKRS . Shkolla e Muzikës dhe Teatri i Qytetit.

Kompozitori Isa Jakupi studioi në Akademinë e Muzikës në Beograd, ku edhe udhëhoqi Shoqërinë e Studentëve Shqiptarë „Përpjekja“.

Me dekada ai kontribuoi në edukimin muzikor në Gjilan, punoi në shumë shkolla të mesme, të larta e në akademi të muzikës. Me nismën e tij, në vitin 1979 në Gjilan nisi punën shkolla e muzikës. Ai punoi aty mësimdhënës i pianos e violinës dhe për 14 vite më radhë ishte drejtor i kësaj shkollë.

Isa Jakupi është autor i mbi 140 këngëve [popullore si dhe për fëmijë. Nismëtar i “Flakës së Janarit”, kryetar i Shoqatës së Pavarur Kulturore, udhëheqës shumëvjeçar i shoqërive të ndryshme, fitues i shumë shpërblimeve, duke mbetur doajen i muzikës shqiptare.

Ndryshe, Izet Kallaba u  lind në Roganë të Dardanës Shkollën e Mesme të Muzikës e përfundoi në Prizren e studimet universitare në Sarajevë e në Prishtinë. Ishte mësimdhënës në Dardanë, Gjilan, në Shkollën e Muzikës, ku për dhjetë vite ishte drejtor. Ai u shqua si instrumentist, solist, dirigjent kori e kompozitor dhe fitues i shumë çmimeve në muzikë, por edhe kontribuues e një ndër themeluesit e „Flakës së Janarit“, por edhe autor i dy librave.

Në fund organizatori ka nderuar me mirënjohje të dy kompozitorët për veprat e tyre jetësore në sferën e muzikës./kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Isa Jakupi Izet Kallaba Muzika
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Muzikë

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve

10 May 2025

Aderuesit gjilanas të artit muzikor, do të kenë mundësi të ndjekin koncertin e shumëpritur

Lajme

A ne prisnim të të shihnim në

24 November 2024

Para pak ditësh, në kutinë postare të Fejzbukut, erdhi një Ftesë nga adresa e

Lajme

Isa Jakupi, artdashës, veprimtar e kompozitor i

23 November 2024

BIOGRAFI – Isa Jakupi ka lënë pas një krijimtari të madhe në artin muzikor.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.