
U gjetën motoristët që kishin humbur rrugën afër Shtërpcës, janë shëndoshë e mirë
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njoftoi se motoristët që kishin humbur rrugën në afërsi të Shtërpcës janë gjetur dhe janë kthyer shëndoshë e mirë.

“Pas pranimit të thirrjes për ndihmë, ekipet tona u aktivizuan menjëherë dhe nisën kërkimin në zonën malore ku ishin raportuar për herë të fundit. Pavarësisht terrenit dhe kushteve, motoristët u lokalizuan dhe u asistuan deri në kthimin e tyre të sigurt. Shoqata falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë operacion. Ne mbetemi të përkushtuar për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në raste emergjente”, thuhet në njoftimin e Shoqata së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
