
Kosova mposhtet pas një lufte të fortë me Ishujt Faroe
Kosova është mposhtur nga Ishujt Faroe me rezultat 23-25 në kuadër të ndeshjes së pestë kualifikuese për Kampionatin Evropian në hendboll.

“Dardanët” e nisën ndeshjen më mirë ku pjesën e parë në epërsi prej një goli, me rezultat 13-12.
Mirëpo në etapën e dytë dolën në pah vlerat individuale të Ishujve Faroe dhe rikthyen epërsinë për të marrë një fitore të madhe për ta. Pas kësaj humbje Kosova zbeh gjasat për kualifikim tutje.
Pas pesë ndeshjeve në gurpin 6, prijnë Ishujt Faroe me shtatë pikë, Holanda është e dyta me një më pak, Ukraina është e treta me katër dhe Kosova e mbyll me tri sosh.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan me Holandën.
