Thursday 10 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 UKZ-së organizoi takim me shkrimtarin dhe studiuesin Prof. Dr. Bajram Kosumi për të diskutuar për librin e tij “Revolucioni 1981”
Kulturë Letërsi

UKZ-së organizoi takim me shkrimtarin dhe studiuesin Prof. Dr. Bajram Kosumi për të diskutuar për librin e tij “Revolucioni 1981”

18 April 2025 0 Comment 6 min read

AA

Fakulteti i Edukimit i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Fondacioni “BREZI ’81” organizuan një takim me shkrimtarin dhe studiuesin e njohur Prof. Dr. Bajram Kosumi. Ky organizim pati si qëllim diskutimin e librit të tij, Revolucioni 1981, dhe shpalosjen e krijimtarisë dhe veprimtarisë së tij të shquar.

Fillimisht Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, shprehu urimet për librin dhe bëri një lidhje të ngushtë me ngjarjet historike të vitit 1981, duke e kujtuar si një periudhë të rëndësishme që shënoi një moment kthese për kombin shqiptar.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Dr. Merxhan Avdyli, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe vlerën e librit të Prof. Dr. Bajram Kosumit. Ai shprehu kënaqësinë që ky organizim u mundësoi studentëve dhe akademikëve mundësinë për të dëgjuar dhe mësuar nga një personalitet i shquar i kombit. Prof. Dr. Avdyli po ashtu theksoi rëndësinë e trajtimit të ngjarjeve historike me saktësi dhe objektivitet, duke nxjerrë në pah vlerat e mendimit dhe analizës shkencore që Kosumi ka kontribuar.

Prof. Dr. Kosumi, gjatë fjalës së tij, paraqiti 14 teza mbi rëndësinë e ngjarjeve të vitit 1981 për historinë e Kosovës. Ai theksoi se ky vit rihapi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe solli kërkesën për Republikën e Kosovës si një kërkesë popullore. Kosumi gjithashtu e vuri në dukje krijimin e një klase të re politike që kërkonte barazi për shqiptarët dhe ndryshimet thelbësore në lëvizjen patriotike.

Ai theksoi se demonstratat e vitit 1981 shndërruan Kosovën në një qendër të lirisë dhe bashkimit shqiptar dhe që Revolucioni i 1981 luajti një rol të rëndësishëm në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe në ndryshimin e politikës së jashtme të Shqipërisë. Kosumi gjithashtu nënvizoi ndikimin e këtij revolucioni në socializmin global dhe ndikimin e tij në rrugën e Kosovës drejt çlirimit.

Kosumi gjithashtu ka theksuar rëndësinë e këtij libri si një vlerë memoriale, që rikujton ngjarje dhe veprime të rëndësishme historike, të cilat janë të shënuara me fakte dhe të dhëna të sakta. Ky botim ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të debatit mbi këto ngjarje, duke ofruar një shpjegim të qartë dhe objektiv të historisë politike të Kosovës.

Në fund, Kosumi ka theksuar se “Revolucioni 1981” është një libër që hap diskutime dhe është një shtysë për historianët, politologët, sociologët, diplomatë dhe studiues të tjerë që të vazhdojnë hulumtimet dhe debatin rreth ngjarjeve të vitit 1981 dhe ndikimeve të tyre në zhvillimet e mëtejshme të rajonit dhe botës.

Gjatë këtij takimi mbi librin ”Revolucioni 1981”, u shqyrtua jo vetëm libri i autorit, por edhe kontributi i tij në ngjarjet e vitit 1981, ku ai ishte njëri prej liderëve të demonstratave që shpërthyen atë vit. Pjesëmarrësit në këtë organizim thanë se libri i Prof. Dr. Bajram Kosumit, Revolucioni 1981, është një botim serioz dhe thelbësor për të kuptuar ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë dhe në Jugosllavi.

Ky libër  është një analizë e thelluar historike, politike dhe sociologjike e periudhës së atij viti. Ai shpalos ngjarjet e demonstratave të vitit 1981 dhe pasojat e tyre, duke përfshirë ndikimin në formimin e politikës në Kosovë, Jugosllavi, Shqipëri dhe më gjerë, si dhe ndikimin e atyre ngjarjeve në rënien e sovjet-komunizmit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.