
Vdes fotoreporteri Alban Bujari
Ka ndërruar jetë fotoreporteri Alban Bujari.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e fotoreporterit përmes një postimi në Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 28.02.2025 (të premten), në varrezat e Prishtinës në Arbëri nga ora 14:45.
Alban Bujari ishte fotoreporteri i gazetës “Koha Ditore”, ndërsa përmes fotografive kishte dëshmuar krimet e Serbisë në Kosovë.
Në vitin 2023 ai kishte hapur ekspozitën “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë.
Ai kishte ekspozuar edhe fotografi tjera që dëshmonin nga masakrat në burgun e Dubravës, Reçak, Prekaz, Krushë etj.
Fotoreporteri Alban Bujari në dhjetor 2024 kishte hapur ekspozitën “Evolucioni”, ku ishte prezantuar transformimi i Ushtrisë së Kosovës, nga UÇK-ja në TMK, në FSK.
