Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

 Xhudo dominon çmimet në “Laureatët 2024”
Sport Sporte tjera

Xhudo dominon çmimet në “Laureatët 2024”

26 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Vlerësimet e xhudistëve kanë dominuar ceremoninë “Laureatët 2024” të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Distria Krasniqi është shpallur “Sportistja e Vitit,” ndërsa xhudisti Akil Gjakova është shpallur “Sportisti i Vitit.” Sidorela Dodaj ka fituar titullin “Shpresa Olimpike 2024” në konkurrencën e femrave, Laura Fazliu është nderuar me Çmimin Special, ndërsa Driton Kuka për të nëntin vit radhazi ka fituar çmimin si trajneri më i suksesshëm i vitit.

Por çmime ka pasur edhe për protagonistë të sporteve të tjera. 

Kombëtarja e vajzave në hendboll është shpallur më e suksesshmja për vitin 2024, pasi është afër kualifikimit për Kampionatin Botëror 2025.

Gjithashut edhe Kombëtarja e Kosovës në futboll është shpallur Kombëtarja më e suksesshme për vitin 2024 në konkurrencën e meshkujve.

Edon Zhegrova, i cili ka përjetuar vitin më të suksesshëm në karrierën e tij, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme me klubin Lille dhe kombëtaren e Kosovës, ka marrë çmim special.

Me çmime për kontribut në gazetari sportive janë vlerësuar edhe Dëfrim Methasani nga RTSH dhe Lulzim Shala nga Radio Kosova. 

Pas marrjes së çmimit, xhudistja Distria Krasniqi ka thënë se është e motivuar për të arritur medaljen e tretë olimpike në Los Angeles. “Po ndihem shumë e motivuar për ta marrë medaljen e tretë olimpike në Los Angeles. Ndoshta është shumë herët për të folur, sepse janë përpara tri vite dhe sportit nuk i dihet, por unë e di që do të punoj shumë në përfaqësimin e Kosovës me krenari dhe dinjitet”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Akil Gjakova ka shprehur krenarinë për arritjet e tij dhe punën e palodhur. 

“Jam krenar për arritjet. Rezultatet nuk i kam të rastësishme, por prej punës së madhe. Krejt puna nën vite besoj që do të shpërblehet në Los Angeles 2028, ku do ta bëj Kosovën krenare si mashkulli i parë me medalje olimpike.”

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, vlerësoi vitin 2024 si një vit të jashtëzakonshëm për sportin kosovar, duke theksuar sukseset dhe përkushtimin e sportistëve në arenën ndërkombëtare. “Viti që e lamë pas, 2024, ka qenë i mbushur me emocione, me angazhim të palodhur dhe mbi të gjitha me arritje që do të mbesin përherë të shënuara në historinë e sportit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Share This:

Tags: Laureatet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Deklarohet Ilir Daja, pas ndeshjes Hajduk (2:1)

8 August 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 08

8 August 2025
Lajme

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan:

8 August 2025
Lajme

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret

8 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.