
Në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit, e ftuar nga kryetari Hyseni për buxhetin 2025, opozita (LDK-PDK) nuk merr pjesë
Gjilan, 25 shkurt 2025 – Në mungesë të kuorumit, ka dashtuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK, dhe me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar këtë seancë.
Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar konferencë për media pas pak minutash, e cila do të mbahet në Zyrën e Kryetarit. Seanca e sotme urgjente është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në faqen zyrtare të Komunës në facebook dhe në mediat lokale.
