Friday 5 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 05 nëntor 2025

Refuzohen mbi 6 mijë aplikime për votim nga diaspora, gati 49 mijë aprovohen

Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

Parashikimi i motit për të enjten, 04.12. 2025

UKZ organizon vizitën e akreditimit për programet e studimit Matematikë dhe STEM BSc si dhe

UKZ zhvillon takim me profesorin Miroslav Mareš në Masaryk University për thellimin e bashkëpunimit akademik

Kryetari i Gjilanit dhe këshilltarët komunalë japin betimin me 10 dhjetor

KEDS tregon për ndërprerjet e rrymës të mërkurën, (Prishtinë dhe Gjilan) orari i plotë!

Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

Zhegrova dhuron magji në fushë, nuk ndalet duke dribluar, merr komente pozitive

 Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike
Lajme

Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike

11 February 2025 0 Comment 5 min read

AA

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), ka dalë me qëndrimet e saja sa i përket procesit zgjedhor në vend të mbajtur më 9 shkurt 2025.

Ky mision ka vlerësuar se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve.

“Dita e zgjedhjeve u menaxhua mirë falë përpjekjes kolegjiale të stafit të vendvotimeve, duke kapërcyer sfidat e shkaktuara nga vendimet e vonuara të KQZ-së. Përkundër vonesave në tabelimin e rezultateve, procesi i përgjithshëm demonstroi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga EOM.

Deklarata preliminare e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve i ka kushtuar edhe një kapitull të veqantë mediave dhe mbulimit të fushatës zgjedhore nga to.

Ky mision thekson se mjedisi mediatik është dinamik por i fragmentuar i formësuar nga ndarjet etnike dhe sfidat institucionale.

Misioni përmend edhe qështjen e Komisionit të Pavarur të Mediave dhe ndryshimet që ndodhën në këtë institucion pak javë para zgjedhjeve.

“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), përgjegjës për rregullimin dhe sanksionimin e mediave transmetuese, u bllokua për shkak të mungesës së kuorumit rreth tri javë para ditës së zgjedhjeve, duke mos mundur të sanksionojë 100 shkelje të mundshme të mediave dhe duke i lënë mediat në një paqartësi të zgjatur mes akuzave për ndikim politik. Transmetuesi publik RTK i përmbushi obligimet e tij ligjore dhe u ofroi të gjitha partive politike qasje të barabartë në kohë transmetimi falas dhe të sponsorizuar, pavarësisht sfidave siç janë bordi jofunksional dhe financimi i pamjaftueshëm”, thuhet në deklaratë.

Tutje theksohet se mbulimi i fushatës në mediat transmetuese u njollos nga shpifjet partiake, të cilat u përhapën në mediat online dhe rrjetet sociale.

“LVV bojkotoi tri media të njohura private, duke përmendur mbulimin e vazhdueshëm negativ të partisë dhe qeverisë. Kjo në kombinim me debatet e planifikuara që, për shkak të mungesës, shpesh përfshinin vetëm përfaqësues të një partie, kufizoi mundësinë e votuesve për të krahasuar drejtpërdrejt kandidatët kryesorë dhe për të bërë një zgjedhje të informuar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se edhe “kanalet televizive private po ashtu u përpoqën të ofronin kohë të balancuar transmetimi për gjitha partitë dhe kandidatët”.

Sa i përket komunitetit serb, Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve thekson se ky komunitet kryesisht mbështetet në mediat transmetuese nga Serbia për lajme.

“Edhe pse transmetuesi publik RTK2 është i disponueshëm në të dhjetë komunat me shumicë serbe anembanë Kosovës dhe organizoi debate, shikueshmëria e tij e kufizuar i lë partitë opozitare joshumicë pa një kanal televiziv publik efektiv, duke lënë hapësirë minimale për fushatë, përveç mediave sociale. LS refuzoi të marrë pjesë në ndonjë debat të organizuar nga RTK2. Shumica e mediave online në gjuhën serbe e mbuluan fushatën, megjithatë TV Most dhe Kosovo Online u fokusuan pothuajse krejtësisht në aktivitetet e Listës Serbe”, thuhet në deklaratën preliminare të Misionit të BE-së.

Share This:

Tags: Media Zgjehdjet 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 05

5 December 2025
Futboll

Leonita Agaj, futbollistja gjilanase që synon majat

5 December 2025
Film

Pensionohet aktorja, Mejreme Berisha – merr urime

5 December 2025
Kulturë

Disa shtete bojkotojnë “Eurovisionin” sherri i Izraelit

4 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Deri tani, 24 mijë e 500 aplikime

1 December 2025

Nga KQZ kanë bërë të ditur se vetëm nga data 26 deri më 30

Lajme

KQZ nis publikimin e të dhënave, 26

9 November 2025

Sot, qytetarët e Kosovës në 18 komuna rikthehen në qendrat e votimit për të

Lajme

Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të

26 October 2025

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.