Prishtina luan vetëm për tri pikë ndaj Suharekës, formacionet zyrtare
Prishtina dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen e parë të edicionit pranveror, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 12:00.
Si trajneri Jean-Michel Cavalli, ashtu edhe trajneri Qëndrim Kida kanë bërë të gjitha përgatitjet për ta nisur sa më mirë gjysmën e dytë të sezonit 2024/25.
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Nika; Ajdini, Limani, Vitija; Bytyqi, Islami, Llugiqi, Gallapeni; Krasniqi, Gnapi, Kryeziu;
Suhareka: Ozdogan; Osmankovic, Memolla, Kodra; Stijepovic, Rexhaj, Susuri, Krasniqi, Nukic; Fetahaj, Zeka;