Wednesday 7 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vërshime në shumë komuna të Kosovës, reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot

Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.01. 2026.) e mërkurë

Gjilan: Shkolla e Muzikës mban mbledhje komemorative në nderim të jetës e veprimtarisë së profesoreshës,

LAJMI I FUNDIT/ Shtyhet për 12 janar fillimi i mësimit në gjithë Kosovën, shkak vërshimet

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë profesoresha, Afërdita Ismajli

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Rrahmani e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

 Rektori i UKZ-së ka nënshkruar marrëveshjen për Grantin e Komisionit Evropian/Projekti “STEM EUROPE” në vlerë prej 3 milion euro
Lajme

Rektori i UKZ-së ka nënshkruar marrëveshjen për Grantin e Komisionit Evropian/Projekti “STEM EUROPE” në vlerë prej 3 milion euro

7 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Demaku, nënshkroi marrëveshjen për grantin e Komisionit Evropian për implementimin e projektit ERASMUS Lump Sum Grants “STEM EUROPE” në vlerë prej 3 milion euro.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Rektori Demaku konfirmoi angazhimin e Universitetit të Kadri Zeka për të ofruar mundësi inovative për studentët dhe stafin, duke pozicionuar UKZ-në si një lider të arsimit profesional në Kosovë dhe rajon.

UKZ është institucioni i vetëm nga rajoni që ka fituar një projekt të këtij niveli. Projekti “STEM EUROPE” do të zbatohet në bashkëpunim me partnerë nga Holanda, Suedia, Gjermania, Italia dhe Turqia. Ky projekt është rezultat i punës së nisur pas takimit të STEM Taskforcës për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt nga 29-31 tetor 2023 në Dubrovnik, ku u diskutua mundësia e krijimit të një rrjeti të institucioneve të Ballkanit Perëndimor që promovojnë zhvillimin e fushave STEM, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, dhe kërkesa që Agjencia Erasmus+ të mbështesë zhvillimin e këtyre fushave.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikative në UKZ, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, së bashku me profesorë dhe studentë të programit Master “Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale”, dhe me mbështetje të menaxhmentit të UKZ-së, u angazhuan për këtë projekt, duke realizuar përgatitjet e nevojshme, siç janë themelimi i UKZ STEM Center (https://uni-gjilan.net/fakultetet/fakulteti-i-shkencave-aplikative/stem-center-2/), dhe anëtarësimi i UKZ-së në EU STEM Coalition në nëntor 2023.

EU STEM Coalition është themeluar nga Bashkimi Evropian për të promovuar dhe zhvilluar fushat STEM në arsimin e lartë dhe atë profesional në Evropë. Më shumë informacion mund të gjendet këtu: https://www.stemcoalition.eu/members.

Në bashkëpunim me anëtarët e EU STEM Coalition, përgatitjet për propozimin “STEM EUROPE” filluan menjëherë, dhe në maj 2024, aplikimi i këtij projekti u plotësua dhe u pranua në platformën Erasmus+ Lump Sum Grants. Më 6 nëntor 2024, u publikua vlerësimi i shkëlqyeshëm i projektit nga vlerësuesit e Erasmus+, ndërsa më 6 shkurt 2025, u nënshkrua marrëveshja finale për grantin e projektit, mes partnerëve të projektit dhe Komisionit Evropian.

Një nga komponentët kryesorë të projektit STEM EUROPE është krijimi i gjashtë Qendrave Rajonale të Ekselencës Profesionale (COVE) në Kosovë, Holandë, Gjermani, Suedi, Turqi dhe Itali. Këto qendra, të mbështetura nga platforma STEM COVE EUROPE, do të ofrojnë mundësi bashkëpunimi, avancimi profesional dhe përmirësimi i aftësive për studentët dhe profesionistët e fushave teknike dhe shkencore. Me sfidat e vazhdueshme të BE-së, si mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mos përputhja e aftësive në treg, STEM EUROPE synon të adresojë këto probleme duke krijuar mundësi të reja për profesionistët e rinj në sektorin e arsimit dhe formimit profesional (EQF 5), pa dallim gjinie, statusi socio-ekonomik apo prejardhjeje.

Ky projekt do të fuqizojë bashkëpunimin ndërkombëtar të universitetit dhe do të ndihmojë në krijimin e një force punëtore të përgatitur për një treg dinamik pune në fushat STEM.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vërshime në shumë komuna të Kosovës, reshjet

7 January 2026
Lajme

Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

7 January 2026
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.01.

7 January 2026
Lajme

Gjilan: Shkolla e Muzikës mban mbledhje komemorative

6 January 2026
RELATED Stories for you
Marketing

Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan: Urimi

31 December 2025

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Vitin e Ri 2026 Të dashur studentë, profesorë,

Kulturë Letërsi Librari

Në UKZ u përurua libri “Novobërda, të

31 December 2025

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, dje u

Lajme

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në

30 December 2025

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.