Tuesday 28 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 “Fest Flaka” e sivjetme u shqua me interpretime të këngëve patriotike
Kulturë Lajme Muzikë

“Fest Flaka” e sivjetme u shqua me interpretime të këngëve patriotike

31 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

“Kënga e Bilbilit ” e orkestruar nga Jusuf Gërvalla dhe e interpretuar nga Kuarteti Frymorë i përbërë nga Fisnik Behluli, Kushtrim Rexhepi, Rron Rrustemi dhe Jetmir Rrudhani e ka hapur Festivalin “Fest Flaka”, festival i interpretëve të muzikës popullore, që organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”.

Ky festival sivjet ka ardhur me format krejt ndryshe dhe nuk ka patur karakter garues, kurse në të kanë dominuar këngët epike e patriotike.

Festivalin e ka shpallur të hapur nënkryetarja e komunës, Leonora Morina – Bunjaku, e cila ka theksuar se “Festa e Flakës së Janarit”, është një ngjarje, e cila gjithnjë ka bërë jehonë në zemrat e çdo shqiptari dhe që tashmë është një traditë e shenjtë për kultivimin dhe ruajtjen e pasurisë sonë muzikore.

Pasi ka përkujtuar të gjitha aktivitetet që janë mbajtur deri më tashti Morina – Bunjaku, ka shtuar se ë këtë mbrëmje të veçantë, ne nuk jemi vetëm dëshmitarë të talentit dhe pasionit të artistëve tanë, por edhe të forcës që ka muzika për të na bashkuar si komb.

“Festa e Flakës së Janarit” është një udhërrëfyes që na sjell afër pasurive tona më të vyera – këngës dhe poezi. Ajo është një burim frymëzimi, një shprehje e traditës dhe identitetit tonë kombëtar, një pasqyrë e emocioneve dhe historisë që kemi trashëguar për breza.

Në çdo notë, çdo fjalë dhe çdo interpretim të këngëve, gjejmë thelbin e shpirtit shqiptar – një shpirt që është i ngopur me dashuri, vuajtje, gëzim dhe shpresë”, ka thënë nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, që ka shtuar se ky festival është një mundësi për të festuar dhe për të vlerësuar artistët tanë, ata që i japin zë historisë dhe përvojave tona.

Në pjesën muzikore në vazhdim, më pas, me radhë janë interpretuar këngët “O bilbil ta bëra benë” – Xhentian Jetishi, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Mentor Haziri, këngë e pasur me një përkushtim për kryekomandantin Adem Jashari, të kënduar nga Majlinda Cikaqi.

Në “Fest Flaka 2025” i është kënduar edhe Agim Ramadanit, nga solisti Kushtrim Kosumi, Dritëro Shaqiri ka interpretuar këngën “Selami Hallaqi” e Florion Thaqi interpretoi “Këngë për kurbetin”.

Programi ka vazhduar me këngën e kënduar nga Hysni Klinaku – “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, Rexhep Jashari i ka kënduar Ismajl Qemalit e Osman Takës i ka kënduar Denik Prizreni, në të cilën kanë vallëzuar valltarët e QKA Anamorava. Në “Fest Flakën” e sivjetme është paraqitur edhe këngëtarja e mirënjohur Linda Hakaj që këndoi këngën “Fol Shqip”. Për “Bijtë e Lumës” këndoi “Acapella” Kori i Grupit Artistik Muzikor Theranda e Kosovës i kënduan Xhentian Jetishi, Majlinda Cikaqi dhe Kushtrim Kosumi.

Ky program është përcjellë edhe me efekte audio-vizuele, ku para çdo kënge janë deklamuar pjesë të poezive, që u kushtoheshin atyre që u këndohej.

Të gjitha këto këngë janë shoqëruar nga Orkestra Profesionale e “Fest Flaka”, edicioni 34, derisa programi është përzgjedhur, orkestruar dhe përgatitur nga profesor Dëfrim Behluli, organizator dhe drejtor artistik i “Fest Flakës 2025”.

Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë ndër vite në „Flakën e Janarit“ me mirënjohje është nderuar kompozitori Isa Jakupi, mirënjohje të cilën e kanë pranuar fëmijët e tij, gjithashtu muzikantë, Kushtrim Jakupi dhe Albina Jakupi. Gjithashtu është falënderuar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni si dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sporte, Kushtrim Zeqiri.

“Flaka e Janarit 2024” vazhdon me Orën e Madhe Letrare dhe “Penën e Flakës”.

Share This:

Tags: Fest Flaka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

Vështrim për “Fest Flaka 2025” nga Mehmetali

1 February 2025

“Fest Flaka”2025 – Festival i interpretuesve të Muzikës Popullore Shqipe Gërmim në themelet e

Kulturë

“Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së

30 January 2023

Gjilan, 30 janar 2023 – Këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë marrë pjesë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.