Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE DHE MONOGRAFIA „ILMI RAMADANI – VEPRIMTAR QËNDRESTAR”

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2 mandate në Kuvendin e Serbisë

Humbja e Vuçiqit, festë në qendër të Beogradit

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen – “Fitoi lista studentore”

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

 Në Viti po mbahet tryeza për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike
Lajme

Në Viti po mbahet tryeza për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

24 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Sot në Viti, është duke u mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Vitisë”. Aktiviteti po organizohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).

Në hapje të takimit, zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diversitetit kulturor dhe fetar në komunë.

“Ne duhet të kemi parasysh se Komuna e Vitisë është një shembull i veçantë i bashkëjetesës multietnike dhe multifetare. Në qytetin dhe fshatrat tona, qytetarët nga kombësi të ndryshme dhe besime fetare të ndryshme kanë ndërtuar një harmoni të veçantë, të bazuar në respekt, bashkëpunim dhe solidaritet. Ky diversitet kulturor dhe fetar është një pasuri e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi që na thërret për të ruajtur dhe përforcuar këtë frymë të mirëkuptimit.”, u shpreh zv. kryetari Aliu.

Ai gjithashtu theksoi përparimet që Komuna e Vitisë, ka bërë në promovimin e barazisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve pa dallim kombësie apo feje. “Në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe partnerët tanë kemi hartuar dokumente që në fokus kanë trajtimin e barabartë të qytetarëve, ashtu siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,” tha Aliu.

Në këtë tryezë një fjalë rasti mbajti edhe Tefik Salihui, aktivist i shoqërisë civile i cili ndër tjerash tha se institucionet komunale kanë qenë vazhdimisht të gatshëm të krijojnë një klimë të përshtatshme për të gjithë pa dallime. Ai tha se komuna ka punuar me të gjithë duke realizuar projekte në interes të gjithëve pa dallime.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se nuk na paraqiten raste në polici të natyrës me motive etnike apo të lirisë së lëvizjes. Policia tha ka mbajtur aktivitetet të ndryshme për të ruajtur klimën e mirë të gjithë qytetarëve.

Përndryshe në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës në Viti, mediave, komuniteteve jo shumicë etj. Pjesëmarrësit diskutuan edhe për idetë dhe iniciativat për forcimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik. Sipas organizatorëve bëhet me dije se qëllimi i takimit ishte promovimi i dialogut në komunitet për marrëdhëniet ndërektnike në Viti, inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe shoqërisë civile dhe adresimi i sfidave të përbashkëta me të cilat përballën komunitetet.

Share This:

Tags: Vitia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026
Uncategorised

Sky News: Ish-udhëheqësi pro-rus i Serbisë bën

25 October 2026
Futboll

Mbappé “creator” në udhëheqjen e “mbretërve” madrilenë

25 October 2026
Lajme

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Haliti priti zv.drejtorin e KEDS-it, Avni

1 October 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim zv.drejtorin e përgjithshëm

Lajme

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë

16 June 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca

Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të

15 June 2026

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.