Friday 27 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike – Do kërkojmë një konsultë me kryesuesin e

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish protestë para Kuvendit

Arrestohen vjehrra dhe nusja në Prishtinë- u rrahën mes vete

GJILAN: Fillon fasadimi i banesave kolektive në Gjilan

Ambasada e SHBA pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve për ta konstituar Kuvendin dhe

Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë në 50-vjetorin Katedrës

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

 Piktura “Kënga e Fundit” e autorit Eshref Qahilit “rrëmbue” çmimin Blerës – “Peneli i Flakës 2025”
Arte Pamore Kulturë Lajme

Piktura “Kënga e Fundit” e autorit Eshref Qahilit “rrëmbue” çmimin Blerës – “Peneli i Flakës 2025”

17 January 2025 0 Comment 6 min read

AA

Rrjedha e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit 2025”, e cila ka filluar më 11 janar, e që është përcjellur me homazhe e vizita të ndryshme institucionale tek familjet e dëshmorëve, si dhe tribuna e konferenca, ka vazhduar me shtyllën e arteve pamore, me ç’rast është bërë ndarje e çmimeve për krijimet konkurruese.

Në hapje të edicionit të 34-të, në shtyllën “Peneli i Flakës 2025”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të artistëve të shumtë pjesëmarrës nga trojet të ndryshme etnike si dhe në shenjë mirëkuptimi, respekti e falënderimi për mbi 50 kandidatët konkurrues me punime, vuri në dukje rëndësinë e vlerave kombëtare dhe historike që përfaqëson manifestimi si i tillë, sikurse vet ekspozita “Peneli i Flakës”.

“Po vazhdojmë me ekspozitën e 34-të të Manifestimit Tradiconal “Flaka e Janarit”, e cila është e përgatitur mirë dhe si i tillë përfaqëson vlerat tona kombëtare e historike, si dhe zhvillimin e artit bashkëkohor, krahas ecjes së shoqërisë sonë konform zhvillimeve që ka pasur ndër vite. Ajo që e bënë akoma më të veçcantë e më të rëndësishëm këtë edicion të “Penelit … ”, është pjesëmarrja me një punim e një artisti, një luftëtari e një atëdhetari, Rexhep Selimi. Ai fatkeqësisht gjendet në një proces të padrejtë që po zhvillohet ndaj tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së, por që sonte, në mesin tonë e kemi prezentë me një vepër arti përmes së cilës ne kemi prezentë edhe një pjesë të shpirtit të tij krijues… ”, tha Hyseni.

Ai më tej i bëri edhe një përshkrim sakrificës së bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipes, për të cilën vuri në dukje se, dikur, si 14-vjeçare, së bashku me babain e saj kishin lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së!

Më pas, në emër të kuratorit të ekspozitës i cili nuk ishte prezent, foli z. Avni Behluli, i cili theksoi se veprat konkurruese janë nga mediume të ndryshme pamore. Behluli vlerësoi lart angazhimin permanent institucional që kjo ngjarje kulturore dhe kjo shtyllë e manifestimit të jetë sërish në nivelin e kënacshëm organizues.

Në emër të jurisë, Arta Ramadani tha se ka pasur prurje e punimeve konkurruese tejet cilësore, ndërsa vuri theksin se juria ishte e vendosur në vlerësim, ndaj u përcaktua për tri çmime, si në vijim:

Çmimi kryesorë, ai blerës i galerisë, “Peneli i Flakës 2025”, i është ndarë artistit Eshref Qahili për veprën në pikturë, “Kënga e Fundit”.

Juria ka ndarë edhe cmimet për punimet më të mira në dy kategori, pikturë e grafikë:

Çmimin e parë në pikturë e fitoi Blerim Tmava me veprën “Gjyshja”, akril në pikturë, ndërsa

çmimin e parë në grafikë e fitoi Lirigzon Dërmaku me punimin e tij me titull omonim “Grafikë”.

Edhe këtë edicion u dëshmua, sikundër që edhe u theksua paraprakisht nga ana e kritikës, se “Peneli i Flakës” vazhdon të jetë njëra nga ngjarjet e rëndësisë veçanta kulturore e artistike, e cila grumbullon krijues arti të shumtë nga mbarë hapësira kombëtare, ndërsa si e tillë i jep dimension unik, kulturor e emocional tërësisë strukturore të vet manifestimit “Flaka e Janarit”.

Edicioni i 34 i “Flakës … 2025”, vijon deri më 31 Janar, me një aktivitete të nduarndurshme e të ngjeshura kulturore, nëpër shtyllat përkatëse: Arte Skenike “Talia e Flakës”; Arte Letarare “Pena e Flakës” e Arte Muzikore “Fest Flaka”, në kujtim e nderim të heronjve dhe dëshmorëve të të gjithë brezave që ranë për liri.

Share This:

Tags: Peneli i Flakes 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të

27 June 2025
Lajme

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta

27 June 2025
Lajme

Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike

27 June 2025
Lajme

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish

27 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.