Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Durmishi njofton se është lëshuar uji pas sanimit
Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Durmishi njofton se është lëshuar uji pas sanimit
12:47 | 14 Janar 2025
E.H
Zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se sot është lëshuar uji në kanalin e Ibër Lepencit pas sulmit terrorist në nëntor të vitit të kaluar.
Ne llogarinë e tij në Facebook, Durmishi ka publikuar edhe disa fotografi nga ky kanal teksa është shprehur falënderues për kontributin, transmeton Arbresh.info
“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal. Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.
Shpërthimi që ndodhi më 29.11.2024 në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cilësuar nga Qeveria e Kosovës si “sulm terrorist”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte thënë se sulmi është kryer nga grupe terroriste ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka mohuar që Serbia ka lidhje me sulmin.