Monday 22 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të hënën, 22 dhjetor 2025

Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1400 gjoba trafiku

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

PDK dega Gjilan: Mbështesni kandidatët tanë për deputetë

Vetëvendosje: “Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur…”

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët

Ekskluzive | Zjarr në market në Gjilan, rrezik i përgjithshëm dhe dëme rreth 200 mijë

Bahamas njeh Kosovën

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

 Përfundon me sukses vizita studimore e delegacionit të UKZ-së në PH Zug – Zvicër
Lajme

Përfundon me sukses vizita studimore e delegacionit të UKZ-së në PH Zug – Zvicër

23 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

Delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ), i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, të premten e kaluar ka përmbyllur me sukses javën studimore “Mobility Exchange for Staff and Students” të organizuar nga Universiteti PH Zug në Zvicër.

Pjesë e delegacionit ishin edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, U.D. udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, si dhe 11 studentë të UKZ-së.

Vizita u karakterizua nga një sërë aktivitetesh akademike dhe ndërkulturore. Delegacioni u prit nga Rektorja e PH Zug, Prof. Dr. Esther Kamm, ku u nënshkrua një marrëveshje e re bashkëpunimi, që synon të forcojë partneritetin mes dy institucioneve. Marrëveshja përfshin shkëmbimin e stafit dhe studentëve, organizimin e një shkolle verore të përbashkët dhe zhvillimin e një programi të përbashkët në Fakultetin e Edukimit.

Një moment i veçantë gjatë vizitës ishte ligjërata e mbajtur nga Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica dhe Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka, me temën “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”. Ligjërata trajtoi ndikimin e mësimdhënësve gjatë periudhës së viteve 1990-1999 në Kosovë, duke përfshirë sfidat e mësimit në sistemin paralel të organizuar në shtëpi-shkolla. Përvoja e arsimit gjatë kësaj periudhe u krahasua me kontekste të tjera globale, duke nxjerrë në pah përkushtimin unik të sistemit arsimor të Kosovës në kohë të vështira. Një kontribut të veçantë në këtë ligjëratë dha edhe Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili ndau eksperiencat e tij personale si nxënës gjatë asaj periudhe.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, delegacioni i UKZ-së zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të Universitetit të Lucernit. Në këto takime u arrit dakordimi për krijimin e një partneriteti strategjik, i cili përfshin projekte të përbashkëta si shkëmbime ndërkombëtare, programe të përbashkëta diplomimi dhe trajnime për stafin dhe studentët, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve hulumtuese dhe inovative.

Vizita përfundoi me një mesazh të qartë për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin e UKZ-së. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku vlerësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të cilësisë së arsimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së universitetit në tregun global.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 22

22 December 2025
Futboll

Arb Manaj “Futbollist i vitit 2025”, Amir

22 December 2025
Futboll

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton

21 December 2025
Sport

Rashica protagonist, ia siguron fitoren Besiktasit në

21 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe

19 December 2025

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr.

Lajme

Përfaqësues të UKZ-së pjesëmarrës të konferencës shkencore

15 December 2025

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof.

Lajme

Rektori i UKZ-së priti në takim autorët

9 December 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.