Friday 18 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Nga Majlinda Bregasi: Parashqevia – një ëndërr kolektive
Film Kulturë Muzikë

Nga Majlinda Bregasi: Parashqevia – një ëndërr kolektive

22 December 2024 0 Comment 6 min read

AA

Fenomeni Parashqevi Simaku ngërthen ëndrrën e shqiptarëve për ta jetuar edhe një herë rininë e tyre të pajetuar.

Dëshirën e pashuar për të provuar sado pak lumturi nga ajo që nuk e kishin të qartë se çfarë ishte në vitet ’80. Kishin frikë të guxonin. Vetëm ideja që ta provonin i tmerronte.

Shkruan: Majlinda Bregasi

Fenomeni Parashqevi, mbi të gjitha, paraqet dëshirën e flaktë të shoqërisë shqiptare për t’iu rikthyer dinjiteti, atë që mendonin që dikur e kishin në shkallën më të lartë. Ajo që iu shkel e para sapo vunë këmbën jashtë Shqipërisë ‘krenare’.

Dashuria popullore për Parashqevinë shpjegohet vetëm brenda teorisë së narrativave, ku Parashqevia përbën një frame (një kornizë), që mund të kuptohet vetëm nëpërmjet narrativave kulturore.

Parashqevia është një ikonë për shqiptarët, ashtu si narrativa tragjike e Marilyn Monroe, James Dean, Jayne Mansfield, Janis Joplin deri te Anna Nicole Smith, që u bë ikonë në vitet ’90 pa asnjë lloj talenti apo pune, thjesht u bë celebrity se ishte celebrity. Ishte vajza e varfër teksase që u bë sex simbol nga asgjëja.

Parashqevia e gjetur në ‘rrugë të madhe’ paraqet fatin e mundshëm të miliona shqiptarëve që kanë marrë ‘rrugët e botës’ pa pasur asnjë lloj sigurie për jetën e tyre e të familjeve. Parashqevia zhvesh frikën e miliona grave shqiptare që fatin e lënë në duar të burrave.

Shqiptarët e panë atë të rritej në skenë si një vajzë të varfër, me zërin e ëmbël, me fytyrën engjëllore që shkëlqente. Menjëherë u identifikuan me të, me ëndrrat e saj të mëdha, shumë më të mëdha sesa mund t’i përmbante një Shqipëri aq e vogël në varfërinë e izolimin ekstrem të saj. Një Shqipëri që mbahej e blinduar.

Eltoni po e quan Parashqevinë Hirushe, duke përdorur një ‘frame’ tjetër popullore, se Parashqevia ishte Hirushja që trokiti në dyert e Tiranës, pastaj në dyert e New York-ut, duke ndjekur atë të paprekshmen, ëndrrën Hollywoodiane.

Shumë e gjykuan për këtë, këtë vajzë ‘fshatare’ që guxonte të ëndërronte. Po a gjykohen ëndrrat? A ka ëndrra të ndaluara?

Parashqevia ashtu si ikonat e tjera botërore provoi çka ishte body shaming, seksizmin, xhelozia e kolegëve të saj nuk përfundon as pas zbulimit të fatit të saj të tragjik. Ajo duhej të gjendej e droguar, apo edhe më keq, e prostituuar. Vetëm kështu shpirtrat e tyre të zinj do të gjenin pak paqe.

Por jo! Jo! Parashqevia shfaqet me po atë buzëqeshje, me po atë ëmbëlsi, me po atë sharm. Parashqevia Këndon. Këndon shqip.

Ndaj ajo rikthehet si një ëndërr mëngjesi nga ku askush nuk do të zgjohet. Ajo është diamanti i humbur, ari që e hodhën në baltë, por kur e nxorën kishte mbetur plot 24 karat.

Po jetojmë një ëndërr kolektive. Mos na e vrisni! Mos na e prishni lumturinë! Askush mos të guxojë se shqiptarët s’ju lejojnë!

Share This:

Tags: Parashqevi Simaku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Parashqevi Simaku uron 8 marsin të gjitha

8 March 2025

Përmes faqes së saj zyrtare, këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku ua ka uruar 8

Lajme

Parashqevi Simakun bëhet me shtëpi të re

11 February 2025

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur

Kulturë Kuriozitete Lajme

“Madona e Shqipërisë”/ Kanali amerikan i dedikon

25 December 2024

Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.