Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Në Vali Ranch & Congress Center, në objektin luksoz të Sun Garden është prezantuar projekti i ri i Shkollës “Hello Academy”
Lajme

Në Vali Ranch & Congress Center, në objektin luksoz të Sun Garden është prezantuar projekti i ri i Shkollës “Hello Academy”

21 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

Në Vali Ranch and Congress Center, në objektin luksoz të Sun Garden, është prezantuar projekti i ri i Shkollës “Hello”, e cila tash e pesëmbëdhjetë vite vepron në Gjilan.

Fillimisht, Hysnije Kurteshi, drejtoreshë e kësaj shkolle, ka theksuar se ishte viti 2010 kur për herë të parë u hap Kopshti Privat për fëmijë e më pas në rritën e saj më 2013 është ndërtuar  objekti i ri, ku u rritën kapacitetet dhe në të u regjistruan 70 fëmijë.

Më pas kapacitetet u rritën në 120 fëmijë me objektin e ri më 2015 e në vitin 2021 u zgjerua pjesa e kopshtit. Në vitin 2017 u krijuan kushtet për hapjen e shkollës 1 deri në 6, andaj më 2018 u investua në objektin e Fabrikës së Tekstilit, për t’u shtuar numri i nxënësve deri në 689.

Në këtë shkollë u hapën edhe kabinete, objekte përcjellëse dhe gjithçka që mundësoi lidhjen e praktikës me teorinë, ka thënë drejtoresha Kurteshi, e cila më pas foli edhe për aktivitetet jashtëshkollore, duke shtuar se në vitet në vazhdim shkolla do të rritet edhe më shumë.

I pranishëm në këtë ngjarje, ka folur edhe Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, i cili ka theksuar se kjo shkollë që ka të punësuar 112 mësimdhënës ka arritur suksese të mëdha, andaj ai është shprehur i lumtur që Gjilanit po i shtohet edhe një investim i ri dhe me vlerë që krijon kuadro për të ardhmen.

Florijan Kurteshi, drejtor në Shkollën “Hello”, ka theksuar se tashti janë në proces të projektit të radhës dhe tashmë shumë nga punët janë kryer në objektin në periferi të qytetit, i cili do të jetë më i qasshëm për nxënës dhe prindër, shkollë me qasje ftuese për nxënës, ekologjike, me dritare me lartësi të mëdha, në të cilën të gjitha hapësirat janë të ndërlidhura si duhet që e bëjnë atë një ndër shkollat më moderne në rajon.

Sipas Florijan Kurteshit, objekti do të jetë në një objekt të gjelbëruar, me 6800 metra katrorë hapësirë të brendshme, me pesë hyrje e po aq dalje, me dy hyrje dhe dy dalje për fëmijët e çerdhes me klasa, kabinete, fusha të sporteve, me pishina të formateve të ndryshme dhe tejet moderne ku është shfrytëzuar edhe pjesa e sipërme dhe shumë risi të tjera, për të cilat lakmi do t’ia kishin shumë shkolla jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ndryshe në këtë ngjarje të mbajtur në  Vali Ranch and Congress Center, në objektin luksoz të Sun Garden kanë qenë pjesëmarrës qindra mësimdhënës, drejtorë shkollash, struktura udhëheqëse, prindër dhe mysafirë të tjerë.

Share This:

Tags: Vali ranch resort
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Resorti Vali Ranch, “Nxitës i investimeve nga

12 December 2024

Resorti turistik Vali Ranch, i shpallur si “Nxitës i Investimeve nga Diaspora” nga Oda

Lajme Marketing

Vali RANH Resort – Restaurant Romantika!

9 November 2024

Festën e Flamurit do e presim live me këngëtarin e njohur – Selami Kolonja.

Lajme

Vali Ranch Resort do të jetë nikoqir

25 September 2024

Rising Stars është një Festival Internacional i muzikës i cili mbahet në Gjilan-Vali Ranch

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.