
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 𝐔-𝟏𝟓 kampione vjeshtore 2024/2025
Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit, uron FC Drita – grupmosha U-15, e cila përfundoi si lidere e tabelës në edicionin vjeshtor të garave.

“Urime për gjysmësezonën Shkolla e Futbollit Fc Drita të cilën e mbyll në pozitën e parë të renditjes tabelare në grupmoshën e Pionierëve”, ka shkruar faqja zyrtare e LRFGJ-se.
“Finish fantastik edhe për Shkollën e Futbollit Kosova nga Vitia që falë fitores së fundit sheh veten me gjasa reale për pranverë:, perfundon postimi njoftues.

