Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksion i Policisë në Gjilan: 161 motoçikleta të konfiskuara për një muaj

La Gjermaninë për Kosovën – Kirurgu Kushtrim Qerimi ligjëron në Velekincë

TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për Bibliotekën e UKZ-së

Delegacioni nga Gjilani dhe Kamenica takohet me biznesmenët shqiptarë në Bursa, ftesë për investime…

Përlepnica feston: ShFMU “Skënderbeu” shënon Ditën e Shkollës me program madhështor– raporton TV Gjilani

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

 Prezantohen mundësitë e studimit në BE përmes bursave post-diplomike të Programit Young Cell Scheme
Lajme

Prezantohen mundësitë e studimit në BE përmes bursave post-diplomike të Programit Young Cell Scheme

14 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku me bashkëpunëtorë, priti në takim profesorin Nikolaos Panagiotou, udhëheqës i projektit të njohur si Young Cell Scheme (YCS), një program i financuar nga Bashkimi Evropian që së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë hapur thirrjen për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës. Gjatë takimit, ata diskutuan mundësitë që ky program ofron për studentët e Kosovës, si dhe rolin e institucioneve arsimore në përgatitjen e kandidatëve për përfitimin e këtyre bursave.

Më pas, Rektori Dermaku dhe Prof. Panagiotou zhvilluan një sesion informues me studentët e UKZ-së, ku prezantuan në detaje mundësitë e aplikimit për Raundin XV të bursave Young Cell Scheme, i cili këtë vit është i hapur nga data 8 nëntor deri më 9 dhjetor 2024.

Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku theksoi rëndësinë e programeve të tilla për studentët e Kosovës, duke nënvizuar se kjo përvojë do t’u japë atyre mundësinë të fitojnë njohuri të rëndësishme ndërkombëtare dhe të kontribuojnë më tej në zhvillimin e administratës publike në vend.

Ky program do të ofrojë rreth 40 bursa të plota për studentët e Kosovës, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin studime master në universitetet anëtare të BE-së në fusha të tilla si: Integrimi Evropian, Juridiku, Mjedisi dhe Energjia, dhe Ekonomia.

Programi, i cili implementohet nga Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike në Francë, mbulon të gjitha shpenzimet e shkollimit, jetesës, vizave dhe sigurimeve për përfituesit e bursave. Gjithashtu, ofron një trajnim përgatitor në gjuhën angleze për studentët që do të studiojnë jashtë Kosovës. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të jenë të angazhuar në trajnime paraprake në Kosovë dhe do të kërkohet që pas diplomimit të kontribuojnë në administratën publike të Kosovës për një periudhë trevjeçare.

Aplikimi mund të bëhet përmes ueb-faqes zyrtare të programit në https://ycskosovo.org ,ndërsa dokumentacioni i kërkuar përfshin një formular aplikimi, CV-në në formatin Europass, një letër motivimi, dhe kopjet e diplomave të certifikuara. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen online, në format PDF brenda një dosje të kompresuar (ZIP), deri më 9 dhjetor 2024, ora 17:00.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Aksion i Policisë në Gjilan: 161 motoçikleta

7 May 2026
Lajme

La Gjermaninë për Kosovën – Kirurgu Kushtrim

7 May 2026
Lajme

TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për

7 May 2026
Lajme

Delegacioni nga Gjilani dhe Kamenica takohet me

7 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për

7 May 2026

Kompania Telkos ka dhuruar mbi 200 tituj të rinj librash për bibliotekën e Universitetit

Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller

6 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajt ceremoninë e ndarjes së titullit më të

Lajme

Universiteti “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me

5 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të nderojë me titullin “Doctor Honoris Causa” juristin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.