Tuesday 4 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

VV-ja e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Lindin mbi 20 mijë fëmijë gjatë nëntë muajve në Kosovë

Spiropali do ta vizitojë Thaçin në Hagë

Parashikimi i motit për të hënën, 03 nëntor 2025

Murati: PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare

Kryetari Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen

Rezultate e para për Komunën e Tetovës, këto janë rezultatet

Maqedonia e Veriut votoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, mbyllën vendvotimet

 Fëmijët shprehin mesazhe për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
Lajme

Fëmijët shprehin mesazhe për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

8 November 2024 0 Comment 5 min read

AA

Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në Komunën e Gjilanit bashkë më Asamblenë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, kanë organizuar aktivitet në kuadër të fushatës për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se sot po diskutojnë një çështje që përbën njërën nga plagët më të mëdha të shoqërisë anembanë botës – trafikimi i qenieve njerëzore.

“Trafikimi është një akt i tmerrshëm që cenon dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, duke i kthyer njerëzit në mallra përfitimi e shfrytëzimi. Në shumë raste, viktimat e trafikimit janë individë të cenueshëm që gjenden në situata të pafavorshme ekonomike, sociale, apo psikologjike”, tha Morina Bunjaku.

Më tej nënkryetarja e komunës, theksoi se këta individë mashtrohen me premtime për punë të ndershme, arsim apo një jetë më të mirë. Por, sapo kapen në rrjetin e trafikimit, atyre u merret liria, dhe shpesh përfundojnë të robëruar, të abuzuar dhe të shfrytëzuar.

Sipas saj është e rëndësishme të kuptojmë se trafikimi i qenieve njerëzore nuk është vetëm një problem i vendeve të tjera, por është një problem që prek edhe shoqërinë tonë. Shumë prej viktimave janë gra dhe fëmijë, të cilët u nënshtrohen kushteve të padurueshme për qëllime shfrytëzimi seksual, punë të detyruar apo të tjera forma të skllavërisë moderne.

Më tej nënkryetarja e Gjilanit, shtoi se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një detyrë e përbashkët që kërkon angazhimin e institucioneve, shoqërisë civile dhe çdo qytetari.

“Është thelbësore që të forcojmë ligjet dhe masat ndëshkimore për trafikantët, por gjithashtu duhet të punojmë për rritjen e ndërgjegjësimit publik, edukimin e të rinjve dhe krijimin e rrjetit mbështetës për viktimat e kësaj tragjedie. Si institucione, jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me forcat e rendit dhe me organizatat joqeveritare për të identifikuar dhe mbrojtur viktimat, si dhe për të parandaluar këtë krim nëpërmjet politikave dhe strategjive të qëndrueshme”, tha Morina Bunjaku.

Ajo shtoi se le të jemi të gjithë bashkë kundër këtij krimi. Të ndihmojmë për të ngritur vetëdijen dhe për të dhënë mbështetjen tonë ndaj atyre që janë ndikuar dhe të shkatërruar nga trafikimi.

Askush nuk duhet të jetojë në frikë, dhe askush nuk duhet të jetë viktimë e trafikantëve. Bashkë mund të bëjmë ndryshimin dhe të krijojmë një botë ku çdo individ jeton i lirë dhe i sigurt, me dinjitet dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut.

Verda Isufi, kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijë në Gjilan, tha se përmes artit dhe krijimtarisë, në këtë aktivitet, fëmijët ndanë mesazhe që përçojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Edhe Lanika Isufi, tha se fëmijët patën mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre përmes punimeve artistike me mesazhe te fuqishme kundër trafikimit.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

VV-ja e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

4 November 2025
Ciceroni

UKZ – Thirrje për Aplikime: Shkolla Dimerore

4 November 2025
Kulturë

Shkruan: Ibrahim KADRIU – NËPËR DEKADA BASHKËRISHT

4 November 2025
Lajme

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

4 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i

3 November 2025

Gratë dhe vajzat, janë mbështetur nga Komuna e Gjilanit në forma të ndryshme, mbështetje

Lajme

Alban Hyseni ndan mirënjohje për Ilmi Krasniqin

31 October 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim Ilmi Krasniqin, i

Lajme

Ndërron jetë punëtori që aksidentalisht ra nga

31 October 2025

Ka ndërruar jetë personi që aksidentalisht kishte rënë nga një lartësi javën e kaluar,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.