Monday 21 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Rektori Dërmaku mori pjesë në prezantimin e Platformës Pivot-RP nga MAShTI
Lajme

Rektori Dërmaku mori pjesë në prezantimin e Platformës Pivot-RP nga MAShTI

7 November 2024 0 Comment 4 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dje mori pjesë në ngjarjen e prezantimit të Platformës Pivot-RP, një mjet që lehtëson qasjen e hulumtuesve ndaj burimeve të financimit për projekte shkencore dhe kërkimore. Prezantimi i Pivot-RP e bëri Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ku po ashtu u prezantuan gjithashtu dy raporte të rëndësishme të përgatitura nga Projekti HEI’25: “Transparenca financiare e universiteteve publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës”.

Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, vlerësoi rëndësinë e platformës Pivot-RP për krijimin e mundësive të reja për kërkuesit shkencorë. Ai shprehu angazhimin e UKZ-sw për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar qasjen në burime financimi që ndihmojnë në realizimin e projekteve kërkimore cilësore, dhe se sipas Rektorit Dwrmaku, ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të universiteteve publike të Kosovës në rrjetet globale të shkencës dhe inovacionit.

Nga ana e saj Ministrja Nagavci ka thënë se, një nga prioritet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, duke e bërë atë më konkurrues, për të realizuar këtë duhet të sigurohemi që institucionet e arsimit të lartë dhe hulumtuesit kosovarë të kenë qasje në platforma si Web of Science, e cila mundëson shkëmbime profesionale në të gjitha disiplinat shkencore. Nagavci tutje tha se, Ministria e Arsimit ka marrë një sërë hapash dhe veprimesh konkrete, si në aspektin e politikave ashtu edhe të nismave praktike, miratimi në Kuvend i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), i cili garanton pavarësi institucionale dhe financiare për AKA-n, zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Shkencës, miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës nga Qeveria, i cili kishte skaduar në vitin 2015 dhe që nuk ishte përtërirë nga ajo kohë. Ministrja theksoi se, duhet të shqyrtohen të gjitha modalitetet e mundshme deri sa të gjejmë një të përshtatshëm për pozicionin tonë dhe pavarësisht nga modalitetet e anëtarësimit, si dhe përveç ofrimit të qasjes, platforma duhet të garantojë përcaktimin e emërtimit të saktë të Kosovës si shtet në listën e vendeve të profilizuara. Ndër të tjera, ministrja tha se MAShTI është i hapur për të diskutuar të gjitha opsionet e mundshme për mbështetjen e pjesëmarrjes së hulumtuesve tanë në platforma si WEB of Science, duke mbuluar shpenzimet e publikimeve të tyre në platforma online.

Ndërsa, përmes linjës online, Drejtori i Kërkimeve dhe Analitikës për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën të Clarivate, Radek Budyihowski, tha se, si ofrues i Web of Science dhe i zgjedhjeve për analizë, vlerësim dhe krahasim roli ynë nuk është vetëm si ofrues të dhënash, të cilat janë kritike për procesin e vendimmarrjes sot, por edhe si mentor për komunitetin kërkimor.

Share This:

Tags: Rektorati UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.