Gjilan: Drejtuesit e reparteve dhe infermierisë së Spitalit, takuan përfaqësuesit e Odës Inferiemierëve, diskutuan standardet etike në shërbim të pacientëve
Sot në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, drejtoresha e infermierisë MSc. Vlora Shalaj, së bashku me koordinatorin e Qendrës për Edukim Profesional, Prof. Xhavit Ramadani, dhe kryeinfermierët e reparteve, pritën në takim përfaqësuesit e Odës së Infermierisë.
Në këtë vizitë zyrtare, Komisioni për Çështje Etike i OIK zhvilloi një diskutim të rëndësishëm për promovimin e Kodit Etik, ku u theksua domosdoshmëria e respektimit të tij në çdo aspekt të punës infermierore.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Komisionit për Çështje Etike trajtuan nevojën e zbatimit të Kodit Etik dhe pasojat e mundshme për shkeljen e tij, si pjesë e përkushtimit për ruajtjen e standardeve të larta etike në kujdesin ndaj pacientëve. Për më tepër, ata dëgjuan me vëmendje brengat dhe preokupimet e infermierëve që lidhen me etikën profesionale, duke krijuar një hapësirë të hapur dhe mbështetëse për diskutim.
Kjo vizitë nënvizon angazhimin e përbashkët për të forcuar standardet etike dhe për të mbështetur një mjedis pune që respekton vlerat profesionale në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.