Mbahet ceremonia e shpërndarjes së librave për bibliotekat komunale, MKRS konfirmon përkushtimin për mbështetje të kësaj fushe
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt ceremonia e shpërndarjes së librave për bibliotekat komunale të vendit, Bibliotekën e Preshevës, të Ulqinit dhe Manastirit.
Këto biblioteka tani do të kenë nga 604 botime më shumë ne koleksionin e tyre, ndërsa do të ofrojnë më tepër llojllojshmëri të ofertës në shërbim të lexuesve.
Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rugova-Gaxha drejtoresha e Komisionit të Librit, Nerimane Kamberi, si dhe drejtorë dhe përfaqësues të bibliotekave komunale nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Të pranishmit diskutuan për rëndësinë e librit dhe të leximit si element themelor i zhvillimit të shoqërisë, duke theksuar përkushtimin e MKRS për të vazhduar mbështetjen në këtë fushë.