Gjilan: – Drejtoria për Bujqësi, shpall thirrje për aplikim për farë të grurit
Po vazhdon mbështetja e bujqve nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari.
Kjo po bëhet duke u bazuar në planin e punës për vitin 2024.
Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se prioritet ndër prioritete e kanë prodhimin e grurit.
“Jemi ndër komunat e vetme që e subvencionojmë farën e grurit dhe misrit në nivel të Republikës së Kosovës”, tha Isufi.
Ai tregoi se kanë shpall thirrje për aplikim për farë të grurit për mbjelljet vjeshtore të vitit 2024.
Sipas tij të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e Komunës së Gjilanit, të cilët janë kultivues të grurit.
“Përparësi kanë fermerët që jetojnë në zona rurale”, tha Isufi.
Drejtori i Bujqësisë, tregon se sipërfaqja e planifikuar për mbjellje me grurë, e cila subvencionohet, mund të jetë prej 0.20 ha deri në 1 ha.
Aplikimi është i hapur deri më 17 tetor 2024.