Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 FIKS NË ORA TRE PASMESNATE
Lajme

FIKS NË ORA TRE PASMESNATE

5 October 2024 0 Comment 13 min read

AA

Nuk e di pse, por ka diçka të pazakontë në qetësinë e kësaj nate. Nuk ngjason me net të tjera.

Qetë, shumë qetë! Kjo situatë ta krijon një ndjesi të frikshme, sepse kur është shumë qetë, pastaj çdo tingull prodhon zhurmë. Në një qetësi të tillë zhurma artikulohet lehtë.

Mendja jote mund ta qartësojë atë deri në tinguj të qartë, e që kur të marrin kuptim një nga një, mund të shndërrohen në fjali të kuptueshme.

Muhamet HALILI

Fjalët, çfarëdo qofshin ato, kur thuhen në mungesë të trupit, janë të frikshme. Veçmas kur ato vijnë pasmesnate. Të tilla raste të bëjnë që të flasësh me vetën tënde, të parashtrosh pyetje pa e ditur për kë! – Kush flet?! – Ku je?! – Çfarë do?!… e pyetje të tjera fillon t’i bësh në adresë të padukshme, derisa ndërgjegje jote t’i stopon ato, të kthjellë e të bënë të mendosh se çfarë budallallëqe je duke bërë që i drejtohesh askujt, kur je fare vet! Qeshë pastaj me vetën tënde për këso marrëzira, ndonëse thellësisht në vete nuk mund të shmangësh dot pyetjen, – E çka sikur?!…

***

Roja po e kryente edhe sonte një ditë pune të zakonshme për të. Paradoksale t’i thuhej ditë pune një orari nga ora njëzetedy e deri në gjashtë të mëngjesit të së nesërme, por ja që profesionin e kishte të tillë. Ishte roje nate. Tani së fundi ruante në një objekt shumëkatësh në ndërtim, e ku makineri e materiale të shumta ishin të shpërndara nëpër tërë një hapësirë të gjerë.

Me një llambë dore në njërën dorë, e me një shufër hekuri në tjetrën, si dhe me cigare në gojë, i doli gjerë e gjatë objektit në ndërtim, në një kontroll rutinë, që e bënte pothuajse së paku njëherë në çdo dy orë.

Çdo gjë dukej qetë. Era e ftohtë që frynte dhe ndonjë e lehur qeni, ia jepnin kësaj nate një veçanti më ndryshe. Era, herë pas here vinte më me furi dhe krijonte një melodi si të dilte nga një instrument i lashtë frymor, ndërsa të lehurat e qenit ishin të tilla, që më tepër të jepnin përshtypje se zëri që dilte në atë formë ishte për shkak se kafshës së gjorë mund t’i kishte mbetur ndonjë kockë në fyt, sesa që ishte një e lehur tamam qensh.

E gjatë kjo natë, – i foli mendja, derisa shikojë pakon, për të numëruar cigaret në të.

Të rrëqethurat e trupit që i vinin valë-valë, por edhe ritmi, herë pas here, i çrregullt i frymëmarrjes, nuk i vinin nga i ftohti, por ndjehej se sonte ishte i trazuar. As fytyra e tij nuk e kishte ngjyrën e zakontë…

***

Dikur ishte roje e puseve akumuluese të ujit, rrëzë malit, prej kah furnizohej fshati i tij me ujë pije. Thonë se familjarët e kishin gjetur pa ndjenja, disa qindra metra larg vendit të punës, afër një përroi, kur kishin shkuar ta kërkoni pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi edhe pas shumë orësh prej se i kishte përfunduar orari i punës. As ai nuk kishte mundur të shpjegonte dot se si kishte përfunduar aty. Nuk kishte asnjë shenjë që mund të implikonte ndonjë palë të dytë të jetë përfshirë. Krejt dëshmitë të qonin te përfundimi se ai kishte shkuar vet aty. Por, pyetjeve si dhe pse, nuk u jepej dot përgjigjja!

Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me të vërtetë atë natë. As me gruan nuk kishte folur asnjëherë për këtë. Thonë se vetëm psikologut i kishte treguar. Por, ruajtja e sekretit profesional ka bërë që të mos dihet çka, ndonëse një gjë që është kuptuar, për aq sa mund ta marrësh vesh nga mimika e fytyrës kur flet me dikë, ishte fakti se ka pas elemente të tilla edhe në fytyrën e psikologut, që tregonin për një mosbesueshmëri të thellë lidhur me atë se çfarë kishte dëgjuar nga pacienti i tij.

E, kur flasim për shenja paralajmëruese të krizës, në atë rast, ai kishte javë të tëra që seç iu kishte bërë ves të përmendurit e shpeshtë e një fjalie – “Gjumi i përroit – gjumë i vdekjes!!!” Pastaj, i shmangej sa mundte kontaktit me njerëz, ndjehej i humbur e i trazuar dhe çuditërisht e tërhiqnin vendet e errëta!…

***

Ka pothuajse disa ditë që është kapur pas shprehjes “Fiks në ora tre pasmesnate!!!”. Ishte bërë më i tërhequr karshi të tjerëve dhe mezi priste t’i vinte orari i punës. Edhe sonte e kishte shpeshtuar të shqiptuarit e fjalëve “Fiks në ora tre pasmesnate!”. Bile, herë pas here e thoshte atë me më shumë zë. Sikur “hahej” me atë se si do ta zbërthente këtë enigmë për të, sepse nuk e kishte të qartë pse iu kishte pjekur në kokë kjo orë fikse!

Po ashtu, sonte iu kishte bërë pikë t’i bënte kontroll edhe brendësisë së objektit në ndërtim edhe pse ishte urdhëruar të mos e bënte një gjë të tillë në atë terr nate sepse ishte ambient pune dhe nga pakujdesia mund të ndodhte ndonjë aksident.

Ndoshta pikërisht kjo ndalesë e tërhiqte atë!

I bënin përshtypje sidomos katet e sipërme, sepse i dukej se, herë pas here, dikush blindonte me drita nga aty! Por, ajo ishte zonë edhe më e rrezikshme pune me plotë skele dhe me errësirë më të madhe andaj dukej e pamundshme që ndokush të jetë ngjitur atje. Edhe nëse do të ishte ndonjë hajn që është përvjedhur në brendësi të kësaj zone, nuk e di pse do të ngjitej atje lartë, kur nuk ka edhe çfarë të vidhej, përkundër poshtë objektit, ku ka makineri e materiale të ndryshme që do të mund të ishin pre e mirë dhe e lehtë për hajnin.

Por, jo! Roja nuk preokupohej me idenë për praninë e ndonjë hajni. Seç e kishte një mundim tjetër!

Natë e ftohtë, – iu tha duarve të tija, që i hukati disa herë në përpjekje për t’i ngrohur me ajrin e gojës dhe pasi i fërkoi mirë e mirë mes vete, e shikojë orën, Ishte dy e tridhjetë minuta.

Rrafsh edhe gjysmë ore, – tha ndër dhëmbë, duke e përcjellë edhe me fjalinë tani më të zakontë “Fiks në ora tre pasmesnate!” ndërkohë që shikimin e fokusoi rreptë drejt kateve të sipërme të objektit në ndërtim, veçmas në ato hapësira të pamurosura që ishin paraparë për dritare.

Pastaj i erdhi një e qeshur, duke pyetur veten pse njëmend thuhet rrafsh, edhe kur kemi të bëjmë me gjysma, siç ishte tani puna e orës?!

Një gjysmë e kollitur si me zor, që i erdhi pak nga tymi i duhanit që ia ngacmoi fytin, e pak nga, nuk e di se çfarë, e zhbllokoi një kuadër të tillë, të një njeriu me cigare në gojë që shikonte përpjetë, një imazh ky i ngrirë për disa minuta.

Në fakt, kur e shikoi orën ishin plotë pesëmbëdhjetë minuta që i kishte kaluar në atë pozitë. Nga sjellja e tij e mëpastajshme u duk se mund të kishte ndodhur diçka e çuditshme brenda atij një çerek ore! Nuk e di nga doli edhe kjo, por tani ai në dorë mbante një letër! Nga goja zunë t’i rridhnin fjalët si të një monologu me një të folur të pakuptimtë. Fliste sikur të ishte duke e deshifruar ndonjë dokument të vjetër të shkruar në ndonjë gjuhë të zhdukur.

Tani shikimi i orës ishte bërë më i shpeshtë. Akrepat tregonin orën dy a pesëdhjeteshtatë. Ftohët. Tepër ftohtë. Sikur temperatura në sekondë të kishte rënë për më shumë se 10 gradë.

Për dallim nga temperatura, volumi i erës dhe i të lehurave qensh ishte ngritur përnjëherësh.

Ora dy a pesëdhjetetetë minuta. Edhe dy minuta dhe…

Tani shumë pse-ha filluan t’ia rëndonim kokën. Pse ju kishte fiksuar kjo kohë në kokë?! A mos kishte të bënte me ndonjë ngjarje të përjetuar më parë?!

U përpoq të sillte në mendje ndodhi të së kaluarës e që kishin të bënin me kohën në fjalë.

Fillimisht u preokupua me ditëlindjet e të gjithë të afërmve. Asgjë për të veçuar që mund ta prodhonte një gjendje të tillë shpirtërore në të cilën ndodhej.

Tani i mendoi edhe ditëvdekjet e krejt atyre që mund të kishin ndonjë lidhje me të dhe krejt çfarë ju kujtua, si kujtesë e shpejtë, ishte vdekja e hallës. Ajo kishte ndërruar jetë në orën tre pasmesnate!

U mundua të sillte edhe diç tjetër në mendje, por si të ishte i programuar tani më, sërish sytë i fokusoi në akrepat e orës dhe bashkë me të e pa edhe dorën që i dridhej sikur t’ia kishte kapur rryma.

Vetëm edhe një minutë kishte mbetur para se ora të tregonte fiks tre pasmesnate. Tani ai zuri t’i numëronte sekondat.

Mori llambën dhe shufrën. Po bëhej gati edhe për një kontroll rutinë.

Sërish sytë i shkuan kah katet e sipërme të ndërtesës.

Era e ftohtë ia rrihte fytyrën. Ajo vinte tani më e zhurmshme se më parë. Nga përplasja e saj me kontejnerë hedhurinash apo edhe me llamarinat që ishin brenda vendit ku ndërtohej objekti, krijohej një zhurmë e frikshme.

Të lehurat e qenve vinin me më tërbim. Sikur mungesa e ushqimit, apo gjetja e paktë e tij, kishte bërë që ata të ndërsehen ashpër në njëri tjetrin.

Terri i kateve të sipërme të objektit në ndërtim ishte rënduar edhe më, pasi hëna, si duket, qëllimisht e kishte fshehur ndiçmin e saj, për atë pjesë!…

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 –

21 June 2025

Në Gjilan është mbajtur testi i maturës duke u vlerësuar lart, si “organizim i

Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Bajram Isufin,

Lajme

Seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes –

19 June 2025

Për herë të parë në vend është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolidhjes, një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.