Saturday 11 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin e Nobelit që nuk ia dha Trumpit çmimin prestigjioz

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Rexhi Sh.P.K”

Kurti e njofton Bashën për dërgimin e mandatarit te presidentja

Hyseni: Gra e vajza që punojnë artizanate, janë shembull frymëzues i forcës, kreativitetit dhe ruajtjes

Arrestohet një person në Gjilan

Shkëmbim përvojash akademike e kulturore mes studentëve të UKZ-së dhe PH Zug gjatë vizitës studimore

Me votat e LDK-së, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar – konstituohet Kuvendi

Dështon Simiq, për të tretën herë radhazi nuk arrin të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Bahtiri: Unë e prej dorën e Listën Serbe s’e votoj

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Slloveninë

 Kurti shkon në shtëpinë e artistit shkodran që kompozoi këngën “Xhamadani Vija-Vija”
Kulturë Teatër

Kurti shkon në shtëpinë e artistit shkodran që kompozoi këngën “Xhamadani Vija-Vija”

10 August 2024 0 Comment 3 min read

AA

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Shkodër për të vizituar artistin Zef Çoba në shtëpinë-studio të tij. Ai ka lavdëruar punën e tij, ndërsa për Shkodrën tha se është “një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin”.

“Gjuha e kultura, traditat e moçme dhe pasuritë natyrore, janë përbërës që formësojnë veprat artistike e që frymojnë edhe përmes muzikës. Mjeshtri i madh Zef Çoba, jo vetëm që ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare. Të tilla janë “Xhamadani Vija-Vija” si dhe kënga “Atdheut”, e cila vjen si një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që reciton edhe vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti n’qiell e na mbi tokë, me gjithken’ vllazën e shokë””, ka shkruar Kurti.

Kurti tha se me të ka folur edhe për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës tha se do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër.

“Në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara. E ky ishte çasti i duhur që të flasim për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër. T’i bashkojë këto dy qytete emblematike të kombit tonë edhe më shumë sesa këngët, e t’i shijojnë më shpejt e më afër njëra-tjetrës pasuritë e mëdha kulturore-artistike si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin”.

Share This:

Tags: XHamaani Vija Vija
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin e Nobelit

10 October 2025
Futboll

Kosovë – Slloveni, formacionet zyrtare

10 October 2025
Lajme

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Rexhi

10 October 2025
Lajme

Kurti e njofton Bashën për dërgimin e

10 October 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.