Kundërshtari i radhës së Akilit, emër i njohur për të, ka pasur tri përballje, dy fitore
Akil Gjakova ka zhvilluar dy performanca të shkëlqyera në Lojërat Olimpike duke arritur të prek çerekfinalen e këtyre garave.
Ai në rrethin e tetë më të mirëve do të përballet me xhudistin italian, Manuel Lombardo.
Në të kaluarën xhudisti pejan është ndeshur tri herë me të dhe ka arritur të triumfoj në dy ndeshje, teksa ka edhe një humbje ndaj tij.
Hera e fundit kur është ndeshur me italianin ka qenë finalja e Kampionatit të Hapur Evropian i cili u mbajt në Prishtinë, ku Akili ishte shpallur kampion.
Dy ndeshjet e para pejani i fitoi me ‘Ippon’, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin pastaj mposhti edhe austriakun Samuel Gassner