Komuna e Vitisë bëhet pjesë e programit „ Kosova, Shtet i Xhudos“
Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria komunale e Arsimit, e përfaqësuar nga drejtoresha Arta Ajeti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK).
Federata e Xhudos e Kosovës përfaqësohej nga Linda Cena, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes u bë në kuadër të programit “Kosova, shtet i Xhudos”, dhe atë në komponentën “Xhudo në shkolla”.
Me këtë rast palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë në masivizimin e sportit të xhudos në shkollat fillore të mesme të komunës së Vitisë.