![Rrufeja dëmton rëndë pajisjet e ndriçimit në Teatrin e Qytetit në Gjilan, anulohen reprizat e shfaqjes “Togeri nga Inishmori!”](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/06/6d8be574-ddf6-43ab-b3f1-7d3ef5c48433-850x560.jpeg)
Rrufeja dëmton rëndë pajisjet e ndriçimit në Teatrin e Qytetit në Gjilan, anulohen reprizat e shfaqjes “Togeri nga Inishmori!”
Teatri i Gjilanit njofton se reprizat e shfaqjes “Togeri nga Inishmori” nga Martin McDonagh, me regji të Shkelzen Berishës, të cilat ishin planifikuar të luheshin sonte – e enjte 27 qershor – dhe nesër – e premte më 28 qershor – janë anuluar për arsye teknike, shkruan TV Gjilani.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Mësohet jozyrtarisht se pas reshjeve të së mërkurës, 26 qershor 2024, ka ardhur deri te dëmtimi i pajisjeve të dritave, gjegjësisht djegia e pajiseve të ndriçimit nga rrufeja, të njohura si “mbrojtëse të dimerave” – të cilat pajisje shërbejnë për harmonizimin e intensitetit të ndriçimit.
Teatri i Qytetit të Gjilanit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve artdashës, të cilët paraprakisht kanë shfaqur interesim dhe kanë pronotuar biletat për ta pa shfaqjen “Togeri nga Inishmori”, premiera e së cilës u dha këtë javë, sikurse edhe shfaqjeve tjera që janë në repertor.
“Biletat e blera për këto data mund të rimbursohen në biletarinë e teatrit. Për çdo pyetje apo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Teatrin e Gjilanit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, shkruan faqja zyrtare e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)