Muhamet Hyseni udhëtoi në Danimarkë, përshëndetet me bashkëlojtarët te FC Llapi, konfirmoi zyrtarizimin te Horsens,
Futbollisti i spikatur i Llapit, ka shkruar në profilin e tij lidhur me zyrtarizimin e marrëveshjes me klubin danez, Horsens, duke e cilësuar hap të rëndësishëm në karrierën e mëtejme të ij.
“Dua t’iu njoftoj për hapin e radhës në karrierë, pasi tash e tutje do jem pjesë e AC Horsens. Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën time, pasi si çdo futbollist tjetër që ka ëndërr të luajë në Evropë, e njëjta ëndërr më është plotësuar edhe mua”, ka shkruar futbollsiti.
Sipas tij, deri te marrëveshja ka ardhur pas shumë angazhimesh që ka pasur e që janë vleësuar nga ana e njohësve dhe audiencës së gjërë futbolldashëse,
“Pas shumë sfidave, angazhimeve e sakrificave në futbollin kosovar, tashmë është momenti për të bërë hapin e radhës dhe u premtoj që nuk do ndalem me kaq”, ka shkruar tutje futbollisti.
“Me këtë rast, dua të falënderoj secilin mbështetës timin që më ka qëndruar afër, duke filluar nga aty ku mora hapat e parë në futboll, SHF Besiana, vecanti trajneri Besim Ajvazi dhe SHF Kurda, vecanti trajnerin Mehmet Kurda, si dhe trajnerët e mi të parë që më përgatitën që të jem këtu ku jam sot”.
“Një falënderim për dy klubet e kaluara FC Malisheva dhe FC Feronikeli ’74, vecanti trajnerin Granit Begolli për kohën e kaluar.Një falënderim më i veçantë shkon për klubin e vendlindjes sime, KF Llapi, me të cilët pata sezonin më të mirë deri më tani. Mbështetja e klubit, kryesisë, trajnerëve, stafit të klubit, stafit mjekësor, ka bërë që të kem një sezon të mirë dhe të bëj hapin drejt arenës ndërkombëtare. Falënderoj kryetrajnerin Tahir Batatina për mbështetjen e pa rezervë ndaj meje dhe ndihmes trajnerin Blerim Bunjaku, pasi pa besimin e tyre dhe të trajnerëve të ekipit, nuk do isha këtu ku jam sot.”
Posimi i plotë:
Të dashur familjarë, miq dhe shokë,
Dua t’ju njoftoj për hapin e radhës në karrierë, pasi tash e tutje do jem pjesë e AC Horsens.
Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën time, pasi si çdo futbollist tjetër që ka ëndërr të luajë në Evropë, e njëjta ëndërr më është plotësuar edhe mua.
Pas shumë sfidave, angazhimeve e sakrificave në futbollin kosovar, tashmë është momenti për të bërë hapin e radhës dhe u premtoj që nuk do ndalem me kaq.
Me këtë rast, dua të falënderoj secilin mbështetës timin që më ka qëndruar afër, duke filluar nga aty ku mora hapat e parë në futboll, SHF Besiana, vecanti trajneri Besim Ajvazi dhe SHF Kurda, vecanti trajnerin Mehmet Kurda, si dhe trajnerët e mi të parë që më përgatitën që të jem këtu ku jam sot.
Një falënderim për dy klubet e kaluara FC Malisheva dhe FC Feronikeli ’74, vecanti trajnerin Granit Begolli për kohën e kaluar.
Një falënderim më i veçantë shkon për klubin e vendlindjes sime, KF Llapi, me të cilët pata sezonin më të mirë deri më tani. Mbështetja e klubit, kryesisë, trajnerëve, stafit të klubit, stafit mjekësor, ka bërë që të kem një sezon të mirë dhe të bëj hapin drejt arenës ndërkombëtare. Falënderoj kryetrajnerin Tahir Batatina për mbështetjen e pa rezervë ndaj meje dhe ndihmes trajnerin Blerim Bunjaku, pasi pa besimin e tyre dhe të trajnerëve të ekipit, nuk do isha këtu ku jam sot.
Faleminderit shumë të gjithë bashkëlojtarëve të mi për gjitha momentet e bukura që kaluam së bashku, mbështetjen dhe gjithë emocionet, njëherësh atyre dhe klubit u dëshiroj shumë suksese në Evropë dhe sezonin e ri.
Nder dhe respekt gjithë qytetit të Podujevës për përkrahjen e dhënë deri më sot, në veçanti edhe Ultras Legjendave që në çdo ndeshje kanë qenë krah nesh.
Për fund, por jo nga rëndësia, falënderoj familjen time që më qëndroi afër që nga fëmijëria e vazhdojnë të më qëndrojnë pranë në çdo hap timin.
Ju premtoj se do vazhdoj t’ju bëj krenarë edhe më tutje dhe se çdo sukses i imi iu përket edhe juve.
Ju faleminderit shumë,
I juaji Muhamet Hyseni
Të gjitha reagimet:
583Premton Muja, Blerian Dushica dhe 581 të tjerë