Policia e Trafikut – Gjilan: Mos respektim i kufizimit të shpejtësisë
Gjilan, 20 qershor 2024 – Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan në pikë kontrolli të automjeteve me radar ka hasur në një kundërvajtës e cila ishte duke vozitur automjetin me shpejtësinë nëntëdhjetë e një (91) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.
Të njëjtës konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.