Tuesday 22 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

IHMK paralajmëron për rreziqet e temperaturave ekstremisht të larta në Kosovë

Policia e Gjilanit vazhdon aktivitetet sensibilizuese me fëmijët në kuadër të sigurisë së tyre

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan: Për 6 muaj 629 lindje, 4947 vizita specialistike

Përparim Rama në garë edhe për një mandat në krye të Prishtinës, LDK zyrtarizon kandidaturën

Vapa e madhe, MSH-ja obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat

Një polic dhe një qytetar u gjuajtën me armë gjatë një incidenti në trafik, dy

Nuk ka pritje në asnjërën nga pikat kufitare

Komuna e Gjilanit: Rinovimi i palestrës së sportit, në Gjilan po vazhdon me intensitet të

Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Izraeli kundërshton apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë

 Të shtunën mbahet testi i maturës, mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për test, 500 prej tyre u refuzohet e drejta e nënshtrimit në këtë afat
Lajme

Të shtunën mbahet testi i maturës, mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për test, 500 prej tyre u refuzohet e drejta e nënshtrimit në këtë afat

21 June 2024 0 Comment 5 min read

AA

19 mijë e 200 nxënës kanë aplikuar për t’iu nënshtruar testit të maturës, i cili mbahet të shtunën më 22 qershor.

Drejtori i Inspekcionit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij testi.

“Procedura e aplikimit ka përfunduar, maturantët kanë aplikuar nga 27 maji deri më 12 qershor. Maturantët që nuk pasur mundësi të aplikojnë online, për shkaqe teknike ditën e martë, shkollat na i kanë dërguar listat e tyre maturantëve dhe i kemi futur në listë edhe ata për të hyrë në testin e maturës. Në aplikacionin online kanë aplikuar diku 19 mijë e 200 nxënës, ku 18 mijë e 600 prej tyre kanë marrë konfirmim pozitiv për maturë, kurse rreth 500 maturantëve u është refuzuar aplikimi për shkak të mos-drejtës së nënshtrimit në këtë afat”, ka thënë Elezi.

Ai thotë se aplikacioni ka qenë i lehtë për përdorim, mirëpo disa nxënës kanë pasur probleme me llogaritjen e e-Kosova, pasi i kanë hapur më herët dhe i kanë harruar ose email adresën ose nuk iu ka funksionuar numri i telefonit dhe nuk kanë mundur të aplikojnë.

“Një numër i vogël prej tyre diku 300 nxënës që i kanë marrë aplikacionet më vonë, ka pasur raste kur edhe dje kanë ardhur në zyrë dhe kur kemi konfirmuar se nuk kanë mundur t aplikojnë për shkaqe teknike edhe ata nxënës”, shtoi ai.

Ai tha se nuk ka informacione nëse ka pasur ndonjë ankesë rreth aplikimit, pasi edhe ata që nuk kanë mundur të aplikojnë, listat i kanë dorëzuar shkollat dhe janë futur në platformën e-Kosova.

Elezi bëri të ditur se rezultatet e testit që mbahet me 22 qershor, do të publikohen në fund të qershorit.

“Tash jemi në fazën finale të përgatitjes, kemi caktuar në koordinim me komunat administrator të testit, janë të sistemuar në qendrat e testimit, kemi pasur trajnime me komisioner të testimeve dhe mendojmë se ketë vit rrjedha e tekstit do të shkojë normale ngase edhe nxënësit të themi në qendrat e sistemit mundësinë e kopjimit do jetë shumë i vogël”, tha Elezi për EO.

Elezi foli edhe për testet e viteve të kaluara ku kishte shumë kopjime nga nxënësit, pasi testi kishte dalë në rrjetet sociale.

“Testet, siç e dini në organizimin e viteve të kaluara ne i kemi publikuar teste te vitit të kaluar në web faqet e MASHTI-t, do të thotë testi i viti të kaluar është në adresë të Ministrisë, mirëpo nëse mendoni se testi del gjatë kohës së testimit, e dimë që viteve të kaluara me të filluar testimi në ora 9 kemi pasur publikime të disa pjesëve të testit, mirëpo ndikimi tek maturantët ka qenë minimal ose fare, ka pasur nxënës që ka arrit me përdorë telefonin, ta fotografoj dhe publikoj testin në rrejte sociale, mirëpo ndikimi tek tjerët ka qenë thuajse minimal”, u shpreh ai.

Elezi tha se nxënësit kur kanë aplikuar në e-Kosova, u është shkuar mesazhi me me rregullat e testit, ku nuk lejohet telefoni, sepse do të përballen me pasojat e largimit nga testi.

Ai i ka sugjeruar nxënësit që të mos marrin fare telefona me vete, pasi nuk do të lejohen t’i përdorin.

Burimi i lajmit: Ekonomia Online

Share This:

Tags: Testi i matures 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

DKRS Gjilan – Prezanton: – Kalendarin e

22 July 2025
Champions League

Dështimi i radhës medial! – Asnjë televizion

22 July 2025
Futboll

Xhaka po largohet nga Bayer Leverkusen, arrin

22 July 2025
Lajme

IHMK paralajmëron për rreziqet e temperaturave ekstremisht

22 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.