Gjilan: Murati-Leka, “Grupet e nënpërfaqësuara të marrin mbështetjen e duhur për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik”
Në diskutimin fuqizues të gruas në Gjilan të organizuar nga NDI-ja ka folur edhe drejtoresha e Buxhetit e Financave.
“Me ftesë të drejtoreshës së NDI Kosova , ambasadores Nancy Soderberg isha e nderuar në cilësinë e panelistes të ofroj këndvështrimin tim rreth sfidave dhe mundësive të arritjes së zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm ku përfshihen të gjithë anëtarët e shoqërisë, me fokus tek gratë dhe të rinjtë”, tha Herolinda Murati Leka.
Më tej drejtoresha shtoi se ka shpalosur nga përvoja e saj se çfarë politika duhet të merren për të siguruar që grupet e nënpërfaqësuara të marrin mbështetjen e duhur për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik.
U diskutua gjithashtu për masat dhe strategjitë që duhet merren në nivel lokal për të fasilituar këto grupe në sektorin e biznesit dhe ekonomisë në përgjithësi.