Friday 12 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

Vitia i jep Kosovës një doktor në moshën 22 vjeç: Jeton Sinani diplomon me 10-të

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim pune për procesin e riakreditimit të programeve studimore

 Zbulim sensacional në Kroaci: Helmetë ilire 2500 vjet e vjetër
Lajme

Zbulim sensacional në Kroaci: Helmetë ilire 2500 vjet e vjetër

12 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

Arkeologët ende hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një përkrenare që ishte dhuratë përkushtimi për një luftëtar të rënë apo nëse ishte e vlefshme për të gjithë turmën, pra nëse ishte në shërbim të varrimeve të tjera. Është në gjendje shumë të mirë, pak e lakuar në majë.

I njëjti ekip që gjeti helmetën ilire në vitin 2020, në po të njëjtin vend në Zakotorc të Peleshacit në Dalmaci të Kroacisë ka gjetur helmetën e radhës, e cila sipas analizave të para është më e vjetër sesa ajo që u gjet më herët.

Është pak më ndryshe, dallohet prej faqoreve që na bëjnë të konstatojmë se kjo që është gjetur tash daton prej shekullit V – VI p.e.s., që do të thotë se është më e vjetër se e para, por detajet duhet t’i hulumtojmë edhe më”, ka thënë arkeologia Marta Kalebota.

(Slobodna Dalmacija) – Katër vjet pas zbulimit fascinues të helmetës ilire mbi 2000 mijë të vjetër në Zakotorc të Peleshacit në zemër të Dalmacisë në Kroaci, arkeologët kanë gjetur edhe një tjetër të këtij lloji dhe atë edhe më të vjetër.

Lajmin për zbulimin sensacional mëngjesin e së mërkurës e ka dhënë Marta Kalebota, arkeologe e Muzeut të Qytetit të Korçulës dhe pjesëtare e ekipit të arkeologëve që gërmojnë në Zakotorc. I njëjti ekip gjeti helmetën ilire në vitin 2020. Ani pse paraprakisht dihet që helmeta e zbuluar tash është edhe më e vjetër, detajet do të konfirmohen pas analizës së thukët. 

“Hrvoje e ngriti gurin dhe nisi të thërrasë se ka gjetur edhe një helmetë! Është pak të thuhet se është ndjenjë fenomenale. Jam fort e emocionuar, gjetje e mahnitshme dhe atë për të dytën herë. Kjo helmetë është gjetur nja dhjetë metra vijë ajrore prej lokacionit ku u gjet ajo e para. Është pak më ndryshe, dallohet prej faqoreve që na bëjnë të konstatojmë se kjo që është gjetur tash, daton prej shekullit V – VI p.e.s., që do të thotë se është më e vjetër se e para, por detajet duhet t’i hulumtojmë edhe më”, citohet të ketë thënë arkeologia Kalebota. Pos saj, ekipi përbëhet nga dr.sc. prof. Hrvoje Potrebic nga Departamenti i Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zagreb, i cili e gjeti helmetën, si dhe nga Domagoj Perkiq nga Muzetë e Dubrovnikut që udhëheq ekipin dhe financon gërmimet. 

Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një aneks gjysmërrethor, rrethuar me gurë në një grumbull të madh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera. 

Arkeologët ende hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një përkrenare që ishte dhuratë përkushtimi për një luftëtar të rënë apo nëse ishte e vlefshme për të gjithë turmën, pra nëse ishte në shërbim të varrimeve të tjera. Është në gjendje shumë të mirë, pak e lakuar në majë. 

Detajet për të do të publikohen së shpejti. Arsye e dëshmuar se përse helmeta kaq të vlefshme gjenden në Zakotorc, është sigurisht Kanali i Peleshacit. Për mijëra vjet, kanali detar 12 kilometra i gjatë që ndan ishullin e Korçulës dhe gadishullin e Peleshacit, ishte dhe mbetet rruga më e sigurt dhe më e shkurtër tregtare dhe e udhëtarëve për në Dubrovnik.

Kanali i Peleshacit është edhe arsye e shumë lokaliteteve të tjera arkeologjike në ishull e gadishull dhe njerëzit që jetonin aty ishin rëndom të pasur, sa për shkak të piraterisë aq edhe të tregtisë, e që dëshmohet nga artefaktet e gjetura, shumica objekte të shtrenjta. Arkeologët kanë arritur në përfundimin se përkrenarja e parë më shume gjasa u përkiste plerejëve (ose pyrejëve) ilirë, e për të dytën do të dihet më shumë pas analizës.

Marrë nga “Slobodna Dalmacija”. Përktheu: KOHA

Share This:

Tags: Iliret Kroacia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
Futboll

Zyrtare: Jose Mourinho, trajneri më i ri

11 June 2026
Futboll

Spektakolare! – Shakira dhe Burna Boy ndezin

11 June 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 11

11 June 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Muzikë

Pas kritikave për mosdhënien e pikëve Kroacisë,

17 May 2026

Këngëtarja dhe kompozitorja Aleksandra Kovaç, e cila këtë vit kryesoi jurinë profesionale të Serbisë

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë,

11 February 2026

Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit

Lajme

Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova

3 January 2026

Raportohet se një autobus që po shkonte nga Kosova drejt Zvicrës është djegur diku

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.