Thursday 2 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

Trump prezantoi planin për Gazën, reagon Erdogan

Alban Hyseni: “Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit

 Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL pa ndihmën e SHBA-së, i pamundur
Lajme

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL pa ndihmën e SHBA-së, i pamundur

21 March 2024 0 Comment 5 min read

AA

Presidentja e vendit Vjosa Osmani pa takimit që kishte me Ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson në një konferencë të përbashkët për media ka vlerësuar bashkëpunimin mes dyja vendeve.

Osmani e ka cilësuar si shumë pozitiv dhe përmbajtësor takimin me Robinson.

Presidentja tha se në takim informoi zyrtarin amerikan për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Interpol, proces ky që siç tha Osmani, do të jetë i pamundur pa mbështetjen e SHBA-së.

“Kishim një takim shumë përmbajtjesor dhe pozitiv. Siç potencova në takim, Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që Byroja Ndërkombëtare për Narkotik dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar Kosovës ndër vite. Mbështetja e SHBA për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor  strategjik dhe në çdo  haptë proces të shtetndërtimit tonë.

Ndihmës sekretari ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë kontribut përgjatë viteve. Përderisa vinim këtu më tregoi se ka punuar edhe me sekretaren Albright dhe kjo është dëshmi se sa shumë njerëz ka në administratën amerikane që kanë dhënë kontribut për dekada të tërë që Kosova të jetë këtu ku është, e ndër ta është edhe ambasadori Hovenier. Janë të gjitha dëshmi e fuqishëm që bashkëpunimit me partner të rëndësishëm siç është byroja dhe dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe domosdoshmëritë së bashkëpunimit me SHBA.

Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona, e kanë pikërisht vulën e Byrosë që e udhëheqë ndihmëssekretari  Robinson duke përfshirë edhe vet themelimin e Policisë së Kosovës. Falë mbështetjes së INL-së përgjatë viteve janë bërë reforma të konsiderueshme në institucionet tona. Në takim e informova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, anëtarësim ky që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol janë kriminelët. është dëshirë dhe vullnet i Kosovës që ata ti luftojmë pa kompromis.”, tha Osmani.

Në anën tjetër Robinson, ka deklaruar se SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit.

Zyrtari amerikan tha se SHBA mbështet këto përpjekje dhe punon për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë në të ardhmen.

“Fakti që jam këtu është për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, Policia e Kosovës që po bën për qytetarët e rëndomtë kosovarë. Mendoj që është shumë e rëndësishme dhe porosia ime për ta dhe ju të gjithë është që SHBA-të janë këtu për të mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen. Nuk është hera e parë që jam në Ballkan, kam punuar edhe në rajon më herët dhe më duket sikur jam kthyer në shtëpi. Mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj, për të vizituar edhe më shumë, për t’u takuar edhe me kolegët tuaj në qeveri dhe sektorin e gjyqësorit”, tha Robinson.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita e nis me barazim aventurën evropiane

2 October 2025
Futboll

Mbyllet pjesa e parë! Drita shkon në

2 October 2025
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave

2 October 2025
Lajme

Elon Musk, i pari në botë me

2 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Osmani në Philadelphia: Pritje madhështore në shtëpinë

28 September 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur nga mërgata në Philadelphia.

Lajme

Rrëfimin e Kosovës nga çlirimi deri më

28 September 2025

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në Nju Jork. Përmes

Lajme

Osmani takon Trump: Kosova do të jetë

27 September 2025

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj amerikan, Donald Trump. Përmes një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.