Opinion nga Arbresh Salihu – Si është katandisur derbi më i madh në mes Dritës e Gjilanit?
Bota e civilizuar e demokratike për ҫdo ditë po ecë me hapa të mëdhenjë drejt proseoritetit në ҫdo lëmi të shkencës, kulturës e sportit, ndërsa shteti i Kosovës merret ende me akuza e kundër akuza ndaj njeri-tjetrit, duke lënë në mëshirë këtë popull të përvuajtur me shekuj.
Shkruan: Arbresh Salihu
Dikur, qyteti i Gjilanit krenohej me stadiumin e tij, madje ia kishin zili shumë klube të rajonit, por fatkeqësisht ky stadium tanimë nuk ekziston! Paramendoni, ky stadium kishte marrë mirënjohje speciale për mirëmbajtjen e kualitetin e saj – plot para 45 viteve nga federata e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot këtë stadium e frekuntojnë bagëtitë e narkomanët!
Derbi në mes Dritës e Gjilanit, para lufte zhvillohej në livadhet e fshatit Malishevë, populli i Gjilanit në këmbë me traktorë e ndonjë veturë shkonin për ta përcjellur këtë derbi në kushte të okupimit dhe askush nuk kishte frikë, madje ishin krenarë që qyteti i Gjilanit kishte një derbi me përmasa rajonale e europiane.
Dikur u thyenin edhe dyertë e satdiumit për të përcjellur këtë derbi, u ndanë edhe familjet, vëllau me vëllaun, motra me motër, miku me mikun e shoku me shokun. Ishte një rivalitet sportiv që Gjilanit ia kishte lakmi gjithë opinioni sportdashës, poashtu edhe televizionet e gazetat europiane filluan të shkruanin e ta përcjillnin këtë derbi Gjilanas.
Tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, para derbit, me netë të tëra rrinin në shkallët e stadiumit për t’u përgaditur për këtë duel të zemrës së tyre, hargjonin me mijëra euro për fishekzjarre, flamujë e korrografi të ndryshme, të cilët i shpalosnin në derbi duke bërë befasira të ndryshme.
Sot, në vitin 2024, derbi është bërë një ndeshje e rëndomtë, ku as 1 mijë shikues nuk janë prezentë, nga 15 mijë sa ishin më herët. Mungojnë flamujtë e fishekzjarret, mungon hieshia e derbit, tifozët “Intelektualët” e “Skifterat, prandaj është për të ardhur keq të jesh në këtë derbi sot pa asnjë ndjenjë të derbit.
Qyteti i Gjilanit ka humbur bukurinë e saj pa derbin e mrekullueshëm të cilin e kishim njerëzit, ku kanë qarë si foshnje për të mirë e për të keq për rezultatet e klubeve të tyre. Kishte raste kur tifozët e flaktë të të dy skuadrave vinin nga shtetet perëndimore për ta përcjellur këtë bukuri të derbit, por tani gjithcka duket se po venitet!
Dy klubet i larguan nga fusha duke u premtuar se shumë shpejt do të rregullohet stadiumi, por ky ishte vetëm një “iluzion” i njerëzve përgjegjës të sportit e politikës; u premtuan e u caktuan edhe data por edhe këto dështuan; u ndërruan projektet e stadiumit, u ndërruan edhe shumat e milionave të stadiumit dhe askush nuk dha as më të voglën përgjegjësi duke u tallur me klubet e qytetarët e Gjilanit.
Sot, stadiumi i qytetit në Gjilan ka mbetur një ‘gërmadhë’ pa rrugëdalje, pa kurrfarë shprese, duke i dëmtuar klubet me mijëra euro, duke i dëmtuar pronarët e klubeve të cilët po ndajnë kafshatën e bukës për futbollin Gjilanas e Kosovarë. Kjo nuk është e drejtë dhe historia kurrë nuk do të na falë këto gabime skandaloze të cilat po i bëjnë politikat ditore.
Qyetarët e Gjilanit, tifozëve “Intelektualët” e “Skifterat”, nuk u mbetet gjë tjetër përpos t’i përkujtojnë ditët e derbit kur dikur gjithҫka ishte madhështore, ose mund edhe të protestojnë së bashku me klubet e tyre për t’ia kthyer dinjitetin derbit gjilanas!…