Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Bie Perdja! – Mbyllet “Talia e Flakës 2024”, shfaqja “CLUB ALBANIA” e TKK-së duartrokitet gjatë nga publiku
Kulturë Lajme Teatër

Bie Perdja! – Mbyllet “Talia e Flakës 2024”, shfaqja “CLUB ALBANIA” e TKK-së duartrokitet gjatë nga publiku

29 January 2024 0 Comment 7 min read

AA

Gjilan / 28 janar 2024 – Mbrëmja e gjashtë e festivalit të dramës kombëtare “Talia e Flakës 2024”, ishte rezervuar për shfaqjen e trupës së Teatrit Kombëtar të Kososvës, “CLUB ALBANIA”, me të cilën është mbyllur edicionin e 33-të.

Shfaqja sipas sinopsisit përshkruhet të jetë bazuar në komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit, e vënë në skenë nga një ekip i dëshmuar në vazhdimësinë teatrale kosovare: Regjisor: Fatos Berisha; Dramaturg: Shpetim Selmani; Kompozitore: Rona Castrioti Berisha; Skenograf: Bekim Korça; Kostumografe: YIlka Brada; Koreograf: Robert Nuha; Asistente regjie: Yllka Lota, si dhe kasta e aktorëve: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.

Në fakt “CLUB ALBANIA”, kishte zgjuar interesim të shtuar tek audienca gjilanase për një mori arsyesh: e njëra nga to – mbase kryesore, ishte pikërisht jehona e namit që gëzojnë aktorët dhe pjesa tjetër e ekipit.

Ndërsa paralajmërimi se shfaqja ishte vënë në skenë si dramatizim i komedisë së Çajupit “Pas Vdekjes”, ishte arsye shtesë që publiku të jetë i vëmendshëm që të mos i lejonte rastësisë (pa)mundësinë e prezencës për ta pa këtë komedi nga më të dashurat që nga bangat e shkollimit fillestar, si pjesë e planprogrameve mësimore.

Në fakt, gjatë rrjedhës së shfaqjes publiku e kupton se “CLUB ALBANIA” nuk ishte dramatizim i komedisë së Çajupit, gjegjësisht kryeveprës së dramaturgjisë shqipe – komedisë që i ka bërë vend nderi në “piedestalin” letrar e krijues/artistik autorit, krahas komedisë tjetër të tij, “14 vjeç dhëndër”.

Autori i tekstit nuk mund të thuhet që ka marrë madje as motivin e kryeveprës së Çajupit, nga komedia “Pas Vdekjes”, porse ka qenë i vëmendshëm që të marrë pretekstin për të krijuar një vepër të tij të jashtëzakoshme, si referencë për inskenim, për ta vënë në s’provë në atë mënyrë një realitet të krijuar enkas për shfaqje, të bazuar në aktualitetin e përditshmërisë, të së tashmes dhe të së kaluarës së shoqërisë, duke pretenduar të përçoj mesazhin se askush nga jashtë nuk do ta bëjë atë që duhet bërë vet shoqëria jonë – ngritjen e vetëdijes kolektive – duke i demaskuar paralelisht dobësitë dhe të metat, si dhe për të vendosur të ardhmen e përbashkët kolektive në plan të parë, para interesave individuale.

Sipas përshkrimit të shkurtër theksohet se “CLUB ALBANIA” është komedi që hedh dritë mbi aktualitetin e një shoqërie e cila prej vitesh është nën hijen e reflektimit, që pretendon kërkimin e së vërtetës si dhe nevojën absurde për art.

Kujdesi i vazhdueshëm për të mbajtur gjallë e lart vëmendjen e publikut me sensin e hollë të humorit gjatë rrjedhës së shfaqjes; veprimet e sakta të aktorëve që vinin natyrshme edhe në harmoninë e ndërvarjes skenike krahas dialogjeve kuptimplotë e të efektshme; si dhe një mori çështjesh tjera që përbënin shfaqjen e strukturuar dhe realizuar në mënyrë profesionale nga regjisori, ishin vetëm disa nga pjesëzat e mozaikut të tërësisë së saj.

Ndërsa përzgjedhja adekuate e kastës së aktorëve, puna e përkushtuar në procesin e përgatitjes, e veçmas aplikimi i praktikave bashkëkohore – formave të reja teatrale – duke e zhvendosur herë-herë lojën në podium, shumë pranë publikut, ku spikati interferimi dhe hyrja në skenë e profesorit, ishin elemente shtesë që e sforconin lidhjen reciproke në relacionin aktorë-publik, për ta mbajtur të tillë deri në përfundim, madje shumë natyrshëm.

Shfaqja u vlerësua nga artdashësit prezentë, ndërsa ishte më se e qartë që regjisori ka analizuar  deri në detaje veprimet skenike të ekipit si dhe kalimet nga njëra në tjetrën skenë në mënyrë të natyrshme, për të mbajtur “pezull” vëmendjen gjatë tërë rrjedhës dhe kohës.

Këto veçori e bënë realizimin e TKK-së shfaqje kuptimplote për festivalin “Talia e flakës 2024”, e cila mbase i ka lehtësuar punën jurisë vlerësuese kredibile, që pritet të bëjë të ditur vendimin gjatë ditëve në vijim.

Edhe pas përfundimit shfaqja u vlerësua dhe pranua mjaft mirë nga publiku e kritika, ndërsa loja e aktorëve ishte ajo që spikati duke e bërë dallimin, ndërsa “barra” e rëndë e prestigjit që bartin mbi supet këta të fundit, “u përligj” edhe me duartrokitjet e gjata të fituara nga ana e publikut gjilanas.

Kujtojmë që rezultatet e Jurisë Vlerësuese të Festivalit do të shpallen në Gala Mbrëmje të paraparë të mbahet më 31 janar, në resortin ekskluziv – Vali Ranch.

Share This:

Tags: Talia e Flakes 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Teatër

Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e

24 January 2024

Gjilan / 24 janar 2024 – Gjashtë shfaqje të realizuara në vitin 2023 nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.