Friday 27 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në disa fshatra të Komunës

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike – Do kërkojmë një konsultë me kryesuesin e

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish protestë para Kuvendit

Arrestohen vjehrra dhe nusja në Prishtinë- u rrahën mes vete

 Kryetari Hyseni: Për të gjitha projektet që i kemi promovuar, mjetet i kemi të siguruara
Lajme

Kryetari Hyseni: Për të gjitha projektet që i kemi promovuar, mjetet i kemi të siguruara

25 January 2024 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 25 janar 2024 / Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e parë për këtë vit, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, pos pikave të rregullta të rendit të ditës, ka diskutuar edhe për shumë çështje të tjera, të cilat u ngritën nga këshilltarët Avdyl Aliu, Imran Haziri, Ismajl Kurteshi, Bujar Nevzati, Gentrit Murseli, Besnik Shala, Sami Ahmeti, Afërdita Balaj, Ardhmërie Musliu, Nazim Gagica, Ramiz Ramadani, Riad Elezi, Gresa Avdiu, Arianit Sadiku, Ekrem Kryeziu dhe Shpresa Kurteshi.

Duke u përgjigjur në pyetjet e ngritura prej tyre, kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se lajm i mirë është se sivjet do të bëhet shpronësimi për rrugën qarkore ekzistuese për 226 familje, të cilat kanë pritur 25 vite.   

Përndryshe, ai ka thënë se sivjet do të nisen projekte të mëdha, siç është sheshi i qytetit dhe për këtë qëllim janë përgatitur alternativa për qarkullim, siç është zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në katër krosi, ndërkohë është nënshkruar memorandumi edhe për unazën e re të qytetit, një projekt ky ndoshta më i madhi që është realizuar ndonjëherë në qytetin e Gjilanit.

“Këto projekte krijojnë mundësi për lëvizje e qarkullim alternativ, pas pasur nevojë të shfrytëzohet qendra e qytetit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Edhe për sa i përket rrugës së Kumanovës, ai ka thënë se punimet atje janë duke vazhduar, pos në një pjesë të shkurtër e cila është bllokuar nga një kompani, për shkak të shpronësimit, por u shpreh i bindur se ky problem do të tejkalohet, për çka pritet të ketë një takim me pronarin e këtij biznesi.

Kurse në lidhje me pyetjen për varrezat e reja të qytetit, kryetari Hyseni ka thënë se tashmë e kemi një projekt ideor, ku parashihet gjithë infrastruktura e nevojshme, përfshirë edhe hapësirat për komunitetet tjera, morgu, rruga, parkimi dhe detajet tjera.

Ai ka folur edhe për projektet tjera që janë prezantuar këto ditë dhe ka shtuar se për të gjitha ato janë të siguruara edhe financat.              

“Për të gjitha projektet që kemi promovuar dhe do t`i promovojmë, mjetet i kemi të siguruara dhe për aq punë sa bëhet, nuk do të mbetemi borxh për asnjë cent”, ka thënë kryetari Hyseni.  

Opozita i ka parë me dyshime premtimet për këtë vit dhe nga një pjesë e saj janë cilësuar edhe mashtrime. 

Përndryshe, Kuvendi ka shqyrtuar dhe miratuar Planin Zhvillimor të Arsimit 2023-2026, i cili identifikon sfidat në fushat e edukimit në fëmijërinë e hershme, në arsimin para universitar, në arsimin, aftësimin profesional dhe arsimin e të rriturve si dhe në fushën e digjitalizimit të arsimit.

Kuvendi ka diskutuar edhe për gjendjen në sektorin e mbeturinave dhe pas një debati më të gjerë rreth partneritetit me kompaninë “Ecohigjiena”, ka rekomanduar një auditim në këtë kompani për sa i përket përmbushjes së obligimeve të kontratës nga partneri privat.

Po ashtu është shqyrtuar edhe rekomandimi i Komitetit të Urbanizmit për heqjen e vazove në sheshin e qytetit, pasi ato po vlerësohen si pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe aktivitetin e bizneseve në atë zonë, ndërkohë që edhe kompania projektuese është dakorduar me këtë kërkesë.

Kuvendi ka miratuar edhe marrëveshjen ndërkomunale me Komunën e Parteshit, për nevoja të ndërtimit të impiantit dhe infrastrukturës tjetër për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Uglar.    

Kuvendi ka miratuar edhe raportet e punës së Komiteteve për vitin 2023, planet e punës së këtyre trupave komunale për vitin 2024, sikurse edhe të planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, me disa plotësime.

Po ashtu u miratua edhe ndryshimi në përbërjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, pas prishjes së koalicionit qeverisës, me ç`rast LDK-ja e tërhoqi një anëtar të saj, pasi që kryesuesi i kësaj trupe, njëherësh edhe i Kuvendit, vjen nga radhët e partnerit të saj ‘Vatra’.         

Kuvendi është njoftuar edhe me procesin e deritashëm të zgjedhjeve për këshilla lokalë si dhe ka vendosur për kompensimin e anëtarëve të komisionit, me një shumë prej 50 euro për çdo takim.  

…………………………………………………………..

Share This:

Tags: Kuvendi i Komunes
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në

27 June 2025
Lajme

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të

27 June 2025
Lajme

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para

27 June 2025
Lajme

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër

27 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Katër muaj pas zgjedhjeve, Kosova pa institucione

9 June 2025

Për të 29`të herë ka dështuar përpjekja për konsitutimin e Kuvendit të Kosovës. As

Lajme

Në mungesë kuorumi, dështon të mbahet seanca

8 November 2024

Gjilan, 8 nëntor 2024 – Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e

Lajme

VV-ja lëshon mbledhjen, dështon votimi i Buxhetit

30 September 2024

Për herë të dytë, ka dështuar të votohet buxheti i Komunës së Prishtinës për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.