Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Piktura “Skënderbeu në mes shqiponjash” e autorit Gani Sadiku, fituese e Çmimit Blerës të Galerisë “Peneli i Flakës 2024”
Arte Pamore Kulturë Lajme

Piktura “Skënderbeu në mes shqiponjash” e autorit Gani Sadiku, fituese e Çmimit Blerës të Galerisë “Peneli i Flakës 2024”

17 January 2024 0 Comment 6 min read

AA

Në Galerinë e Arteve në Gjilan është hapur ekspozita me punime konkurruese, të shtyllës “Peneli i Flakës 2024”, në kuadër të programit zyrtar garues të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”.

Në hapje të ekspozitës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi rëndësinë, peshën, jehonën dhe masovitetin që e ka karakterizuar tradicionalisht manifestimin “Flaka e Janarit”, duke veçuar këtë edicion me  ngritjen e shtatores së heroit Kadri Zeka, akt ky që e ka bërë akoma më madhështor manifestimin e sivjemë. 

“Këtë vit përveç pjesëmarrjes së madhe në numër të artistëve nga të gjitha trevat shqptare, “Flaka e Janarit” bëhet edhe më madhështore për shkak të ngritjes së shtatores së heroit, Kadri Zeka. Gjilani dhe Anamorava i ka dhënë shumë Kosovës. Ka shumë emra e shumë heronjë të cilët kanë peshë të veçantë në historinë e re, e besa edhe atë më të vjetër, të shekullit të fundit të kombit shqiptar”, tha kryetari Hyseni. 

Kreu i Komunës së Gjlanit, më tej vuri në dukje se është tejet e rëndësishme që këto vlera historike, e madje edhe kulturore, t’i trashëgojmë ndër brezat dhe të shërbejnë si mësim e inspirim për ata që vijnë pas nesh e ata që jemi tani, që të punojmë për të mirën tonë të përgjithshme.

“Mua më mbetet t’iu falënderoj për organizimin shumë të mirë të aktiviteteve në kuadër të kësaj shtylle të Arteve Pamore, si dhe për prezencës masive, të pjesëmarrjes cilësore me veprat tuaja, pasi njëkohësisht e bëni shumë më madhështor organizimin e “Flakës së Janarit”, për ta ruajtuar njëherit këtë madhështi të kësaj shtylle, i cili manifestim është unik për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare e më gjërë”, theksoi Hyseni.

Një fjalë rasti mbajti kuratori i ekspozitës, skulptori Mal Myrtaj, i cili vuri në dukje se ka qenë një privilegj i madh të jetë përzgjedhës i punimeve konkurruese, pasi ato punime i përkasin artistëve të shquar dhe të dëshmuar të tre brezave krijuesish.

“Veprat të cilat sot i kemi përpara, kryesisht piktura, skulptura, grafika e vizatime, si dhe fotografi artistike, janë vepra që e madhështojnë “Flakën e Janarit”. Ato, thënë simbilikisht “ngrohin janarin e ftohtë””, tha ai duke vlerësuar përkushtimin e pjesëmarrësve krijues, si dhe mbështetjen institucionale nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht DKRS-së.

Juria vlerësuese e punimeve konkurruese në edicionin e këtij viti “Peneli i Flakës 2024”, në përbërje Burim Myftiu, Jalldëze Mustafa dhe Jetullah Sulejmani, në bashkëpunim me nikoqirin, Avni Behluli, ka vlerësuar me unanimitet që vepra e piktorit Gani Salihu – pikturë, të fitojë Çmimin Blerës të Galerisë.

Poashtu, juria vlerësuese ka shpallur edhe rezultatet e punimeve të përzgjedhura fituese “Peneli i Flakës 2024”, e që ka rezultuar të jenë me sa vijon:

Çmimi i parë: Vjosa Bujari Maliqi 

Çmimi i dytë: Agron Pollovina 

Promotori i këtij eventi, gjegjësisht shtyllës “Peneli i Flakës”, Avni Behluli, duke i bërë një kronologji historisë 33-vjeçare të manifestimit, theksoi se kjo ngjarje që e karakterizon Gjilanin në kuadër të kalendarit kulturor mbarëkombëtarë, është “logoja identitare” e kësaj komune dhe e mbarë Kosovës. Ai përshëndeti pjesëmarrësit nga të gjitha trevat shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Luginë e Preshevës, Mali i Zil, ndërsa vuri theksin te mbështetja që i ka dhënë Komuna e Gjilanit, gjegjësisht DKRS, si dhe cilësia e punimeve garuese në kuadër të konkursit të shtyllës “Peneli i Flakës 2024”.

Ekspozita me punimet e prezantuara konkurruese do të qëndrojë e hapur për artdashës plot 14 ditë me radhë, deri më 31 janar, kur mbyllet zyrtarisht edicioni i 33-të i manifestimit “Flaka e Janarit 2024”. 

Ndërsa, të interesuarit do të kenë mundësi të ndjekin nga afër gjatë kësaj periudhe aktivitete të shumëta në të gjitha shtyllat përkatëse tradicionale, si “Talia e Flakës”, Pena e Flakës” e “Fest Flaka”, sikurse edhe aktivitete pasuruese të këtij edicioni me përzgjedhje të filmave në bashkëpunim me QKK-në, “Xixat e Flakës”, si dhe aktivitete nga fusha e enigmatikës. 

Share This:

Tags: Peneli i Flakes 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.