Monday 1 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Haziri nga Bresalci: Mbështetja e qytetarëve na jep forcë për rikthimin e madh të LDK-së

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 7 qershorit: Veteranët e UÇK-së shprehin mbështetje për PDK-në

Meta përgatit një brez të ri syzesh inteligjente, në horizont katër modele të reja me

Departamenti i Gruas i KBI Gjilan organizon ekskursion njëditor me gratë e mësim-besimit

Kampionët e FC Dritës priten nga kryetari Alban Hyseni, mes mirënjohjes dhe krenarisë për qytetin

Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026 / “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”

LVV Gjilan organizon transmetim të finales së Ligës së Kampionëve dhe Tubim të Madh të

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas një karriere të gjatë në shërbim të Kosovës

Kryetari Hyseni: Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e stadiumit sintetik të KF “Studenti” në Miresh

Bujanoc: Pensionohet profesori Zejni Fejzullahu, përcillet me respekt nga shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc

 Selver Xhelili dhe 120 anëtarë të ri i bashkohen PDK-së në Gjilan, Memli Krasniqi: PDK po rritet, po fuqizohet dhe po rikthehet
Lajme

Selver Xhelili dhe 120 anëtarë të ri i bashkohen PDK-së në Gjilan, Memli Krasniqi: PDK po rritet, po fuqizohet dhe po rikthehet

23 December 2023 0 Comment 5 min read

AA

Mbi 120 anëtarë të ri, në krye me afaristin Selver Xhelili, kanë aderuar mbrëmë në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e ri për besimin dhe angazhimin që kanë vendosur të japin në PDK, e përmes saj, për shtetin dhe shoqërinë.

Krasniqi ka thënë se sikur në Gjilan, Partia Demokratike e Kosovës po mobilizohet në secilën komunë të Kosovës, me njerëz të ri, energji të reja e dashuri të madhe për vendin – me një vizion të qartë përpara: që bashkë me qytetarët dhe për ta, të rikthejnë Kosovën në kursin e duhur të zhvillimin dhe integrimit.

“PDK po rritet. PDK po rikthehet. PDK po fuqizohet. PDK do të rikthej besimin e qytetarëve anë e mbanë Kosovës, edhe këtu në Anamoravë, e veçanërisht në Gjilan, për t’u rikthyer aty ku e ka vendin, tek qeverisja për qytetarin dhe me qytetarin. Andaj, urime dhe faleminderit për angazhimin, për sukseset e përbashkëta”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka thënë se këto aderime janë dëshmi se Partia Demokratike e Kosovës mbetet alternativa më e mirë qeverisëse për vendin, e cila, kudo që është duke qeverisur në nivelin lokal, po kryen punë dhe po e mban fjalën, për dallim nga dështimi i madh i Qeverisë në nivelin nacional – në të gjithë sektorët.

“Nuk dua të flas për degradimin e skajshëm të qeverisjes në vendin tonë: për arsimin që ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Për shëndetësinë që është në kolaps. Për ekonominë që është në stagnim. Për emigrimin që ka marrë përmasa marramendëse. Për diplomacinë e cila është në vdekje klinike prej ditës së parë në këtë Qeveri. Për sanksionet e për masat ndëshkuese që ky Kryeministër ia ka sjellë vendit tonë nga ata që na kanë ndihmu më së shumti, edhe për çlirimin edhe për ndërtimin e këtij shteti: nga SHBA-të dhe BE”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se qytetarët po e ndjejnë në lëkurën e tyre këtë degradim të skajshëm të qeverisjes së paaftë dhe të pafokusuar në prioritetet e tyre.

“Sot dua të flas vetëm për modelin qeverisës të cilin PDK do ta rikthej tek qytetari në vendin tonë. Modelin që sot e gjeni kudo ku PDK ka përgjegjësi në qeverisje lokale. Nga Ferizaj deri në Mitrovicë, nga Skenderaj deri në Vushtrri, nga Prizreni në Han të Elezit dhe nga Kaçaniku në Drenas”, ka thënë Krasniqi.

Afaristi Selver Xhelili, i cili aderoi së bashku me 120 anëtarë të ri, ka thënë se një nga arsyet pse po i bashkohet këtij rrugëtimi politik është fakti se pa Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka zhvillim të Kosovës. Ai ka thënë se PDK është e vetmja parti që ka mbajtur gjithmonë dyert e hapura për të rinjtë, duke u dhënë hapësirë dhe përgjegjësi qeverisëse.

Ndërkaq, Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka thënë se ky është një fillim i ri për PDK-në në këtë qytet. Sipas tij, me aderimet e reja dhe punën e madhe që po bëhet në këtë Degë, Partia Demokratike e Kosovës do të rikthehet si partia kryesore në Gjilan.

Share This:

Tags: PDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Futbollisti gjilanas i Bayern Munich, Erblin Osmani,

1 June 2026
Futboll

Kosova sot përballet me Çekinë nga ora

31 May 2026
Sport

Pesë ndeshje, shumë dilema – Superliga mbyll

31 May 2026
Sport

Ylli i ri gjilanas i Bayern Munich,

31 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 7

31 May 2026

Një takim i veçantë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 7

Lajme

PDK në Gjilan viziton Bashkësinë Islame me

27 May 2026

Riad Rashiti dhe bashkëpunëtorët urojnë festën, vlerësojnë rolin e BIK-ut në ruajtjen e harmonisë

Lajme

PDK në Gjilan mban takim në kuadër

23 May 2026

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka zhvilluar një takim në kuadër

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.