Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit
Futboll Sport

Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

9 December 2023 0 Comment 4 min read

AA

Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur të shtunën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti është rizgjedhur kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit për mandat të ri katërvjeçar.

Me një prezencë prej 23 delegatëve nga gjithsej 26 sa numëron kjo shoqatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit, njofton FFK.

Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka përshëndetur punimet e këtij kuvendi dhe i ka përgëzuar trajnerët për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit në Kosovë. “Jeni ju si trajnerë që me përvojën e madhe dhe punën tuaj profesionale nga grupmoshat më të reja e deri te ekipet senior keni bërë që futbolli ynë të ketë ngritje të cilësisë dhe zhvillim të talenteve. Ju përgëzoj edhe për punën e mirë si Shoqatë dhe ju inkurajoj të vazhdoni të punoni bashkërisht për rritjen e mëtejme të futbollit tonë, në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u mundësojmë të kenë suksese edhe më të mëdha”, ka thënë i pari i FFK-së para të pranishmëve.

Në Kuvendin e Punës, kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Muharrem Sahiti ka raportuar para delegatëve për aktivitetet e Bordit të Shoqatës si dhe për raportin financiar, e të cilat u miratuan njëzëri nga delegatët. Më pas u kalua në Kuvendin Zgjedhor, ku me vota unanime Muharrem Sahiti është rizgjedhur për një mandat të ri katërvjeçar në krye të shoqatës. Ai ka falënderuar Bordin dhe shoqatat e regjioneve për mbështetjen dhe ka shprehur detyrimin për të vazhduar punën në të mirë të futbollit.

“Me insistimin e Bordit dhe me përkrahjen e shoqatave të regjioneve e ndjeva obligim për ta vazhduar edhe një mandat në krye të Shoqatës. Jam i lumtur për mbështetjen unanime dhe që jam në krye të Bordit të Shoqatës, e cila në radhët e veta ka ish-futbollistë dhe trajnerë të mirënjohur. Po ashtu, jemi të nderuar që në mesin tonë e kemi Ajet Shoshollin si kryetar nderi dhe këshilltar profesional. Bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë në dobi të futbollit dhe avancimit të trajnerëve në vendin tonë”, është shprehur Sahiti.

Gjithashtu, me vota unanime janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Shoqatës, pasi paraprakisht janë deleguar nga shtatë regjionet e futbollit. Anëtarë të zgjedhur të Bordit janë Rafet Prekazi, Ramadan Cimili, Genc Hoxha, Valdet Shoshi, Rexhep Murseli, Agim Hasani, Ismajl Berisha, Sanije Krasniqi (për futbollin e femrave) dhe Safet Nurkoviq (për përfaqësimin e minoriteteve). Emrat e dy anëtarëve të tjerë të Bordit, të cilët janë e drejtë ekskluzive e kryetarit të shoqatës do të përcaktohen në mbledhjen konstituive, ku gjithashtu do të zgjidhet sekretari dhe organet tjera të shoqatës, njofton FFK. /2LONLINE/

Share This:

Tags: Muharrem Sahiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Muharrem Sahiti mbushi të 60-at, FFK i

10 May 2025

Ish futbollisti i mirënjohur Muharrem Sahiti, ka mbushur plot 60-vjet, shkruan TV Gjilani. Me

Lajme Sport

Kosova publikon listën për ndeshjet e marsit,

17 March 2023

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, ka bërë sot publike listën e futbollistëve

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.