Sot filloi procesi i testit me shkrim për kadet policor
Prishtinë, më 3 nëntor 2023 – Sot, më 03.11.2023, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka filluar testi me shkrim për kadet policor.
Për të parë rrjedhën e këtij procesi, sot AKSP-në e vizitoi drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Gazmend HOXHA me stafin menaxhues të PK-së.
Testimi me shkrim është faza e parë e procesit kualifikues i cili do të zhvillohet për tri ditë (3,4 dhe 5 nëntor) dhe gjatë secilës ditë do të ketë nga tri grupe që do të testohen.