Friday 3 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe 28 aksidente të hetuara në një javë

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë – diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Delegacioni i PH Zug vizitoi shkollat fillore në Gjilan ku u njohën me praktikat mësimore

Kuvendi jofunksional, njohësit paralajmërojnë pasoja serioze

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

 PDK Gjilan: Raportet financiare po e shfaqin mjerimin e qeverisjes së VV-së me institucionet e komunës së Gjilanit
Lajme

PDK Gjilan: Raportet financiare po e shfaqin mjerimin e qeverisjes së VV-së me institucionet e komunës së Gjilanit

17 October 2023 0 Comment 6 min read

AA

Kreu i degës së PDK-së Riad Rashiti, ka prezantuar raportin e dalur nga vlerësimet e degës së këtij subjekti në Gjilan.

Sipas tij, gjegjësisht degës së PDK-së, raporti shërfaq disproporcion të theksuar mes planifikimeve dhe shpenzimeve buxhetore për vitin 2023.

Postimi i plotë:

Shifrat 0% (Drejtoria Urbanizmit), 0% (Drejtoria e Administratës), 0% (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim), 0.59% (Drejtoria e Shërbimeve Publike), 0,97% (Drejtoria Arsimit), 2.33% (Bujqësia); tregojnë dështimin e plotë në menaxhimin e proceseve për të shpenzuar buxhetin e planifikuar për investime kapitale në këta sektorë.

Prej 4.2 milion (4,182,396.90) euro të buxhetuara në këta gjashtë sektorë, janë investuar vetëm 0,67% apo më pak se 30 mijë (27,912.96) euro, e buxhetit për periudhën nëntë mujore janar-shtator 2023.

Sipas raportit financiar komuna e Gjilanit ma shumë ka shpenzuar përshembull për dreka zyrtare, ku janë hargjuar 39,330.79 euro, ose për udhëtime jashtëvendit janë hargjuar mbi 18 mijë euro, se sa që janë hargjuar për projekte në këto 6 drejtori komunale.

🔴 Te Drejtoria për Shërbime Publike për vitin 2023 janë të planifikuar buxhet prej mbi tre milion euro (3,142,225.13 euro) vetëm për investime kapitale në projekte të ndryshme për infrastrukturën komunale, ndërsa për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 0.59% të buxhetit, apo në vlerë prej 18,582.00 euro.

🔴 Drejtoria për Arsim ka shpenzuar vetëm 0.97% të buxhetit për investime kapitale (apo 4,828.00 euro) prej 496,497.11 euro sa janë të buxhetuara për vitin 2023.

🔴 Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka të buxhetuar 100 mijë euro për pastrimin e shtretërve të lumenjëve, ndërsa ka shpenzuar 0 euro buxhet, e në anën tjetër dihet se sa herë vërshimet i kanë bërë dëme prej vitesh qytetarëve të Gjilanit.

🔴 Te Drejtoria Urbanizmit dhe Adminstratës buxheti prej 70 mijë euro për projekte kapitale asnjë euro nuk është investuar.

🔴 Për shërbime rezidenciale prej 180 mijë euro buxhet i planifikuar, asnjë euro fare nuk është investuar.

🔴 Te Bujqësia prej 193,674 euro buxhet i planifikuar për ndërtimin e mini-tregjeve dhe rregullimin e rrugëve të arave për fermerët, janë investuar vetëm 4,502 euro.

Këto shifra janë alarmuese për secilin qytetarë, me këtë gjendje të kolapsit të madh ekonomik që po i ndodhë komunës tonë.

Qeverisja e VV në Gjilan po e falimenton ekonominë lokale, ku përveç dështimeve në realizimin e projekteve që financohen nga buxheti i komunës, qeverisë dhe donatorëve, po pengohen në masë të madhe edhe ato investime që po i bëjnë bizneset e Gjilanit.

Kahje ka marr edhe vet fundosja e komunës në mirëmbajtjen elementare të infrastrukturës ekzistuese publike në komunë, ku është investuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

E viti 2023, fatkeqësisht do të përfundojë si më i dështuari që nga paslufta e këndej dhe më i rëndi për qytetarët e Gjilanit, të cilët janë tejet të pakënaqur me këtë gjendje kaosi kudo e kahdo në institucionet lokale dhe atyre qendrore.

Share This:

Tags: PDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe

3 October 2025
Futboll

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet

3 October 2025
Lajme

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes

3 October 2025
Futboll

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e

3 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Riad Rashiti: Adresa e lagjes Dardania është

3 September 2025

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, që njëherësh do të jetë edhe kandidat

Lajme

Riad Rashiti prezanton listën e PDK-së  për

14 August 2025

Riad Rashiti: “Të dashur qytetarë: Po ua paraqesim listën garuese të kandidatëve për asamblenë

Opinione

Opinion nga Bujar Nevzadi: “Riad Rashiti duhet

31 July 2025

OPINION: – Më 12 tetor 2025, qytetarët e Gjilanit kanë një mundësi historike për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.