Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin Izrael – Iran

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe kontraktues nga misioni diplomatik amerikan në Irak

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i parë askush”, flet gjenerali që drejtoi sulmin e

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin – dëme të mëdha dhe të paktën 16 të

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit: Është aleati ynë kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

 Mobilizohet KRU Hidromorava, rritë intensitetin e punës te ekipet menaxhuese e atyre mobile!
Lajme

Mobilizohet KRU Hidromorava, rritë intensitetin e punës te ekipet menaxhuese e atyre mobile!

12 September 2023 0 Comment 21 min read

AA

Nga pjesa e parë e muajit gusht kur është mbajtur një takim me diasporën, e në të cilin menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, e zëdhënësja e KRU Hidromorava, Rina Ahmeti – Kasumi, kanë njoftuan lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm në rajon, kanë kaluar mbi një muaj.

Nga ajo periudhë deri më tani në KRU Hidromorava është vërejtur një mobilizim i theksuar, fillimisht përmes një njoftimi publik lidhur me detyrimet financiare të konsumatorëve, e më pas është theksuar mundësia e shkyqjes së tyre nga rrjeti i ujësjellësit.

Paralelisht me apelin ndaj tyre, për konsumatorët dhe ekonomitë familjare me gjendje të rënuduar KRU Hidromorava ka paralajmëruar lehtësira të pagesave të faturave të tyre.

Më tej, në një tjetër sqarim publik është njoftuar për shtim të intensitetit në terren që lidhen me nismën për mbledhjen e borxheve, duke marrë masa njëkohësisht ndaj kyçjeve ilegale në rrjet, të cilat kyqje – siç është thënë – shkaktojnë dëme të mëdha pasi ndikojnë tek pjesa tjetër e qytetarëve, të cilëve u faturohet sasia e shpenzuar e ujit pa të drejtë, si pasojë e humbjeve enorme të ujit të paregjistruar, rrejdhimisht edhe të pafaturuar.

Ndaj, për këtë shkak, më 30 gusht ka vazhduar inspektimiv i kyçjeve ilegale dhe borxheve të indentifikimit, ndërsa po atë ditë ekipet teknike të KRU Hidromorava kanë qenë mjaft të mobilizuara në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Muharrem Fejza”, sikurse edhe kyqjeve ilegale në Kufcë të Epërme.

Ndërsa një ditë më pas, më 31 gusht, është evituar rrjedhja në rrugët “Vëllezërit Frashëri”, “Adem Jashari”, “Arben Ramadani” dhe “Mehmet Akif Behluli”.

Po atë ditë është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava”, ku është raportuar me theks të veçantë për Zbatimin e Planit të Veprimit – UPF-në dhe Inkasimin e Borxheve; si dhe është bërë analiza e performancës aktuale. Ndërsa më tej është vlerësuar progres nga projektet ndërmarrura nga Kompania, veçmas në ndikimin e tyre në infrastrukturën e ujësjellësit dhe ndërmarrjen e veprimeve për ruajtjen e burimeve të ujit, si dhe është theksuar përmirësimi i shërbimit ndaj konsumatorëve, duke u fokusuar në ndërmarrjen e masave për të siguruar për një shërbim të përsosur dhe të plotë.

Në atë takim kryeshefi Ymer Salihu ka nënvizuar qëllimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të menaxhmentit dhe BORD-it, i cili sipas tij është në funksion të një kompanie të qëndrueshme dhe me ndikim pozitiv në shoqëri.

Java e parë e muajit shtator e ka gjetur poashtu kompaninë të mobilizuar, pasi pikërisht më 4 shtator ekipet kanë evituar rrjedhjet nga rrjeti i ujësjellësit në fshatin Përlepnicë e Velekincë, ndërsa më 05 shtator, puntorët teknik të KRU Hidromorava, kanë vijuar me inspektime të rregullta dhe veprime të menjëhershme për të identifikuar dhe korrigjuar problemet, duke siguruar që uji të shkojë nëpër shtëpi me cilësi dhe siguri.

“Sot, gjatë orëve të mëngjesit punëtorët teknik evitun rrjedhjen nga rrjeti i ujësjellësit në rr. “Bajram Llovca”, thuhej në një njoftim të KRU Hidromorava në faqen e saj, ku përkufizohet puna e saj si detyrë imanente dhe e përkushtuar ndaj mirëqenies së të ardhmes së mjedisit.

Një ditë më pas, më 06 shtator, KRU”Hidromorava” ka njoftuar për vazhdimin e itensitetit të punës në terren, për të identifikuar konsumatorët të cilët janë të lidhur ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit! – Me atë rast është thënë se inspektorët e kompanisë kanë identifikuar disa kyçje ilegale ndaj të cilëve janë marrë masa, duke i shkyçur nga rrjeti dhe duke vazhduar me procedura ligjore.

Ndërsa më 07 shtator, Kompania ka dërguar vërejtje përmes të cilave konsumatorëve që kanë borxhe u janë bërë të ditura afatet e shlyrjes së tyre, para se të vendoset për hapat e mëtejmë, me masa më ekstreme, përfshirë inicimin e procedurave përmbarimore!

Më tej menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, së bashku me zëdhënësen e kompanisë, Rina Ahmeti – Kasumi, kanë pritur në takim drejtoreshën e organizatës Qendra Rinore, znj. Luljeta Ismajli, dhe koordinatoren e projektit, znj. Muhabere Kadriu, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë të realizimit të projekteve që lidhen me ruajtjen e ujit dhe mjedisit, përmes fushatave vetëdijësuese.

Një ditë më pas, më 08 shtator, është njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Naser Azemi”, pastaj në rr. “Zija Shemsiu”, si dhe “Mulla Idrizi” e “Xheladin Kurbaliu”.

KRU Hidromorava aktivitetin e saj shtrinë edhe në disa komuna të Anamoravës, njëra nga të cilat është ajo e Kamenicës. Më 08 shtator është njoftuar për kontratën e projektit në vlerë 449,000€, i cili është realizuar falë mbështetjes së Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës, ku Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Hidromorava, Ymer Salihu, së bashku me Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj, dhe Menaxherin e Projektit, Sherif Thaqi, kanë organizuar një inspektim të punimeve në projektin e Kyqjeve Individuale të Ujësjellësit në Fshatin Hodonoc të kësaj komune.

Sipas njoftimit, objektivi kryesor i atij inspektimi ka qenë që të sigurojnë që punimet në projekt të përmbushen me specifikimet teknike, afatet e parapara kohore dhe standardet e cilësisë të përcaktuara në kontratë. Pas inspektimit, Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, së bashku me kolegët e tij, kanë konstatuar se punimet janë në vazhdim e sipër dhe po zhvillohen në përputhje me afatin e përcaktuar.

“Në bazë të vlerësimit tonë të përgjithshëm, ne vlerësojmë që projektin e Kyqjeve Individuale të Ujësjellësit në Fshatin Hodonoc të Kamenicës po menaxhohet me sukses dhe po përmbush të gjitha standardet e kërkuara. Ndërhyrjet e nevojshme janë identifikuar dhe do të ndërmerren menjëherë për të siguruar vazhdimësinë e rrjedhës së punëve në përputhje me afatin e përcaktuar,” ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv Ymer Salihu, shkruan faqja zyrtare e Kompanisë.

Ndërkaq, Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, ka falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv, Ymer Salihu, dhe Menaxherin e Projektit, Sherif Thaqi, për bashkëpunimin dhe për zellin që kanë treguar në menaxhimin e këtij projekti, duke u dakorduar njëherit për vazhdim të monitorimit të  punimeve për të siguruar që projekti të përfundoj me sukses.

Ndërsa më tej, sipas njoftimit zyrtar nga KRU Hidromorava, po atë ditë Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, ka përmbyllur javën e punës me një takim raportues me menaxherët e divizioneve, zëdhënësen e kompanisë dhe koordinatoren për Raportim dhe UPF.

“Në takim, kryeshefi ekzekutiv ka takuar menaxherët e divizioneve kyçe të kompanisë, atë të divizionit për shërbime me konsumatorë, Granit Sylejmani, pastaj menaxherin e divizionit komercial, Valon Maliqi, si dhe menaxherin e divizionit për mirëmbajtje të rrjetit të ujësjellësit, Shpat Klaiqi, menaxherin e njësisë operative në Kamenicë, Sherif Thaqi dhe Zëdhënësen e Kompanisë Rina Ahmeti Kasumi, përfshirë koordinatoren për raportim dhe UPF, Makfire Kadriu, të cilët i ka përgëzuar për angazhimin, duke u shprehur i kënaqur me nivelin e përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar.

Ai ka inkurajuar përfaqësuesit e sektorëve që të vazhdojnë me këtë intensitet të punës për të siguruar shërbime të larta e cilësore dhe për të përmbushur mirëqenien e konsumatorëve.

Data 8 shtator 2023 ka qenë akoma më e ngjeshur me aktivitete për KRU Hidromorava, pasi ekipet e mobilizuara në anën tjetër, kanë ndërprerë furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e fshatit Shipashnicë e Epërme të Komunën e Kamenicës!

“Ndërprerja e furnizimit me ujë është e nevojshme për të lejuar operatorin ekonomik të kryejë punimet e nevojshme në kolektorin e ujërave të zeza. Këto punime janë të rëndësishme për sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë në të ardhmen”, është thënë në njoftim.

Ndërsa një ditë më pas, më 09 shtator 2023 – KRU Hidromorava” SH.A. – Gjilan, ndonëse ditë pushimi e fundjavës, ka kryer riparime dhe mirëmbajtje të sistemit të ujësjellësit në njësinë në Kamenicë, në rr. “Beteja e Kikes “, si dhe ka riparuar defektin në gypin Fl 125.

Së fundi, KRU Hidromorava, në vazhdën e mobilizimit permanent, më 11 shtator 2023, ka mbajtur takim me përfaqësues të niveleve të qeverisë dhe të përfaqësuesve lokal, për të adresuar çështjet thelbësore që lidhen me furnizimin e ujit të pijshëm dhe infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit.

“Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit, Ymer Salihu, kishte kënaqësinë të priste në një takim të rëndësishëm Keshilltaren Politike për Ndermarrjet Publike, Merita Osmani Ejupi, Udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza, si dhe Bordin të KRU Hidromorava, së bashku me Kryetarin e Komunës të Kamenicës, z. Kadri Rahimaj dhe nënkryetarin e Komunës të Vitisë, Hasan Aliu, të cilat komuna KRU Hidromorava i menaxhon dhe operon me sistemet e ujit dhe kanalizimit.

“Kryesuesi i Bordit të Ujësjellësit, Habil Zeqiri, në emër të anëtarve të BORD-it, është shprehur i bindur se bashkëpunimi e koordinimi i mirë dhe i vazhdueshëm, do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë; në menaxhimin e burimeve të ujit me efikasitet, dhe në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në mënyrë që të përmbushim nevojat e konsumatorëve”, thuhet në njoftimin në faqe zyrtare.

E kryeshefi ekzekutiv, Ymer Salihu, ka prezantuar projektet që planifikohen të zhvillohen gjatë vitit 2023 dhe 2024, të cilat është thënë se përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zonat ku aktualisht mungon furnizimi.  

“Synimi kryesor është të sigurohet që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të qasen në ujë të pijshëm, pavarësisht nga vendndodhja e tyre”, ka thënë ai.

Kujtojmë që kushtet klimatike kanë qenë determinuese për furnizim me ujë në vet qytetin e Gjilanit, krahasaur me periudhën e disa viteve më parë, kur thatësia e madhe kishte shkaktuar pasoja të mëdha, ndërsa mobilizimi i shtuar i KRU Hidromorava është vërejtur veçmas gjatë javëve e muajve të fundit, sikurse që është vërejtur se furnizimi me ujë e shërbime tjera ka qenë në suaza normale, krahas vështirësve që vazhdimnisht determinohen nga pasojat e theksuara më lart, përfshirë kyqjet ilegale etj.

Share This:

Tags: KRU Hidromorava KRU Hidromorava Gjilan KRU Hidromorava kamenice KRU Hidromorava Viti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin

22 June 2025
Lajme

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe

22 June 2025
Uncategorised

Temperaturat dhe moti për pesë ditët e

22 June 2025
Lajme

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i

22 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Ndërroi jetë punëtori i KRU Hidromorava, Faton

1 March 2025

Të shtunën ka ndërruar jetë punëtori i Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Faton Aliu

Lajme

KRU Hidromorava – Gjilan – Gëzuar 28

28 November 2024

KRU Hidromorava – Gjilan – Gëzuar 28 Nëntori – Festa e Flamurit KRU “Hidromorava”

Lajme

KRU Hidromorava SH. A. – Gjilan: APEL

24 November 2024

Të nderuar konsumatorë: KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët që kanë të papaguara dy

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.