Monday 30 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani gjendet shëndoshë e mirë

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

Të marten, 01 korrik 2025, vendoset gurëthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në kompleksin

Zgjedhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në rreth 15 euro për orë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci

Kurti insiston në votimin e fshehtë: Ta provojmë, o fiton Albulena, o ne e sjellim

Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat ia marrin veturën qytetarit nga parkingu i LC

 Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi
Kulturë Librari

Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi

4 September 2023 0 Comment 5 min read

AA

Në Kalanë e Ulqinit më 2 shtator 2023 u mbajt përurimi i projektit “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi”.

Për gjuhën shqipe në Mal të Zi deri më tani nuk ka pasur Fjalor të madh shpjegues, as Fjalor të madh drejtshkrimor, nuk ka pasur softuer për sinonime dhe antonime, nuk ka pasur korrigjues sintaksor për MS Office. Por, nga sot procesi i mësimdhënies në gjuhën shqipe do të jetë më i suksesshëm, me futjen në përdorim të Kullës së shqipes.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Në këtë venet ishte I pranishëm patjetërsueshëm ministri Fatmir Gjeka, i cili pati një fjalë rasti;

“Përmes këtij projekti, ne si parti politike shqiptare në Qeverinë e Malit të Zi dëshmojmë angazhimin tonë për përparimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e identitetit të shqiptarëve, si një program politik i mirëfilltë, duke sjellë afër secilit qytetar të Malit të Zi softuerin Kulla e shqipes”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij ministri Gjeka foli edhe për gjendjen e deritashme, duke shtuar se: 

“Për gjuhën shqipe në Mal të Zi deri më tani nuk ka pasur Fjalor të madh shpjegues apo drejtshkrimor, në administratën shtetërore, edhe në shkollat shqipe kanë munguar këto vepra shkencore, por, nga tani e tutje do të jetë ndryshe, sepse procesi i mësimdhënies në gjuhën shqipe do të jetë më i suksesshëm, me futjen në përdorim të këtyre veprave shkencore digjitale për gjuhën shqipe”, shtoi ai.

Ministria jonë në bashkëpunim me kompaninë Albasoft është përgjegjëse për zbatimin e projektit dhe tashmë kemi filluar shpërndarjen përmes internetit të softuerit më të përparuar për gjuhën shqipe, që përbëhet nga: Softueri për korrigjimin e gabimeve drejtshkrimore; Softueri për korrigjimin e gabimeve sintaksore; Softueri i morfologjisë digjitale; Softueri për mësimin e gjuhës shqipe etj., si dhe tastiera digjitale, për përdorimin e plotë të alfabetit të gjuhës shqipe, përfundoi ministri Gjeka.

Në emër të Këshillit Kombëtar Shkencor për gjuhën shqipe foli drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës z. Hysen Matoshi, i cili u shprehu mirënjohje institucioneve të Malit të Zi: “Faleminderit Qeverisë së Malit të Zi për vlerësimin e duhur të këtyre veprave shkencore dhe shpërndarjen e tyre falas për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Besojmë që Kulla e shqipes do ta lehtësojë dhe do ta përparojë edhe më shumë përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe.”

Drejtori i kompanisë përgjegjëse për këtë projekt z. Ernest Çulaj vuri në dukje punën e madhe e permanente rreth këtij projekti.

“Të gjitha këto vepra shkencore që u përmendën, janë arritur me një veprimtari të palodhur më shumë se 25-vjeçare. Kemi punuar duke i zbatuar parimet dhe arritjet e gjuhësisë kompjuterike bashkëkohore, dhe vetëm kështu është arritur krijimi i këtij softueri, i Kullës së shqipes, e cila mund të instalohet për disa minuta në pajisjen përkatëse kompjuterike apo në telefon”.

Në këtë përurim morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar Shkencor për gjuhën shqipe, në përbërje: Prof. dr. Enver Hysa, Prof. asoc. Adelina Çerpja, Prof. asoc. Anila Çepani, Prof. dr. Hysen Matoshi, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Asllan Hamiti, Prof. dr. Bahri Koskoviku, Prof. dr. Ismet Osmani, Kryetari i komunës së Ulqinit z. Omer Bajraktari, profesorë, gjuhëtarë, e shumë personalitete tjera nga jeta politike e shoqëria civile.

Share This:

Tags: Mali i ZI Gjuha Shqipe
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt

30 June 2025
Lajme

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani

30 June 2025
Lajme

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

30 June 2025
Lajme

Të marten, 01 korrik 2025, vendoset gurëthemeli

30 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.