Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Xavi flet pas fitores së madhe në El Clasico – ndihet i kënaqur, por kërkon përforcime tjera
Sport

Xavi flet pas fitores së madhe në El Clasico – ndihet i kënaqur, por kërkon përforcime tjera

30 July 2023 0 Comment 4 min read

AA

Xavi Hernandez ishte i kënaqur me rezultatin e El Clasico, por ai e bëri të qartë se rezultati nuk mund ta bëjë skuadrën e tij të duket mirë. Përveç kësaj, ai kërkoi më shumë nënshkrime.

Barcelona ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen El Clasico ndaj Real Madridit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të përgatitjeve para-sezonale të dy klubeve.

Pas ndeshjes foli trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili ishte i lumtur me fitoren, por kërkon ende më shumë nga skuadra, por edhe nga drejtuesit sa i përket përforcimeve.

“Rezultati është shumë i favorshëm, por kjo nuk do të thotë se ne kemi pasur një lojë të shkëlqyer. Madridi ka një skuadër shumë më të madhe se e jona. Ata po largojnë lojtarë dhe ende kanë një sërë mundësish. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si konkurruam, por ka shumë gjëra që duhen përmirësuar dhe në shumë momente kemi ngjasuar me atë që duam të jemi”.

“Është gjithmonë më mirë të fitosh dhe jam i lumtur, por ne jemi në një proces para-sezonal. Unë u thashë lojtarëve se nuk ishim aq të këqij në ditët e kaluara ose aq të mirë një ditë tjetër. Unë mendoj Madridi luajti futboll të mirë”.

“Mendoj se i jemi afruar në shumë momente asaj që duam të jemi. Të mos e humbasim, të sulmojmë hapësira. Të mos kemi perfide të panevojshme. Po stërvitemi mirë. Jemi në rrugën e duhur dhe kjo sapo ka filluar. Jam i lumtur me rezultatin dhe me katalanasit, por objektivi ynë është i 13-ti ndaj Getafes”.

The Rule of Three 😉 pic.twitter.com/nOjbITXPv5

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2023

“Çfarë mungon? Mendoj se na mungojnë disa gjëra. Duhet të forcohemi pak më shumë. Presidenti dhe drejtuesit e sportit e dinë këtë. Për të qenë konkurrues, duhet të forcohemi”.

“Evropa? Unë besoj shumë në këtë ekip, por mendoj se ne kemi nevojë për diçka më shumë. Detyra ime në pritje si trajner është të konkurroj më shumë atje. Nuk fshihemi. Është një nga objektivat e sezonit”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Share This:

Tags: Barcelona Xavi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kuriozitete Lajme Marketing Sport

Joan Laporta jep dorëheqjen si president i

3 February 2026

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni

Futboll Sport

Barcelona – Athletic Bilbao, formacionet e mundshme

7 January 2026

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës, një përballje shumë interesante mes dy emrave

Lajme

Ndeshja Barcelona – Atletico Madrid, publikohen formacionet

2 December 2025

Barcelona dhe Atletico Madrid do të përballen sonte në La Liga. Një ndeshje e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.