Temperaturat sot në Evropë dhe rajon!
Siç mund të shihet në imazhin fotografik temperaturat janë të larta në gati tërë kontinentin evropian sot me disa përjashtime të vogla.
Më së nxehti është në Spanjë, Itali dhe Ballkan ku temperaturat kanë arritur mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në disa vise deri në 40 gradë Celsius.
Freskët është vetëm në Britaninë e Madhe perëndim të Sknadinavisë, por edhe thellë në veri të Gjermanisë dhe Spanjës.
Bërthama e ajrit të nxehtë afrikan gjendet në Mesdhe dhe shikoni në territorin turk temperatura e regjistruar është 41 gradë Celsius. 40 është edhe në Greqi dhe jug të Spanjës, ndërsa në Shqipëri shumë afër 40-shit.
Në Kosovë temperatura ka arritur deri në 36 gradë Celsius, ndërsa mund të ndodhë në ndonjë rajon të ketë arritur pak më lartë.
Kupola e nxehtësisë do të vazhdojë të “transportojë” ajrin shumë të nxehtë në drejtim të rajonit tonë edhe gjatë ditëve të ardhshme ku me siguri presim temperatura deri në 40 gradë Celsius në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa në Kosovë mbetet të shihet evoluimi i saktë i sinoptikes gjatë ditëve të ardhshme. Me siguri do të kemi disa ditë me temperatura deri në 38 ose 39, por për ndonjë rekord eventual mbetet të shihet.
Burimi i lajmit: MetoBallkan