Stuhi të forta në Francë, nga nesër e deri të Enjten, drejt Evropës Qëndrore dhe pjesë të Ballkanit!
KUJDES! Stuhi të forta duke filluar sonte në Francë, më pas nga nesër e deri të Enjten, do të vazhdojnë drejt Evropës Qëndrore dhe pjesë të ndryshme të Ballkanit!
Nën këto kushte, përpara ardhjes së sistemeve jashtëzakonisht të fuqishme frontale, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura mjaft të larta, të cilat në zona të veçanta mund të kapin vlerën rreth 40°C!
Stuhitë pritet të sjellin lokalisht reshje rrëke, breshër shumë të madh prej 2-10 cm, shkarkesa të ashpërta rrufesh si dhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 150 km/h gjatë kalimit të sistemit frontal!