Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

Dy minuta seancë, dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

 Gjilan: Drejtoria e Bujqësisë fton fermerët për koordinim në prag të fushatës së korrje – shirjeve
Lajme

Gjilan: Drejtoria e Bujqësisë fton fermerët për koordinim në prag të fushatës së korrje – shirjeve

10 July 2023 0 Comment 6 min read

AA

Drejtoria e Bujqëissë në Komunën e Gjilanit ka ftuar publikisht fermerët për një mobilizm të shtuar në prag të fushatës së korrje-shirjeve në këtë komunë.


Me qëllim të koordinimit sa më të mirë në funskion të monitorimit të tërësishëm të këtij prcesi, Drejtoria e Bujqëisë përmes një thirrje publike në faqen e saj, ka ftuar fermerët të jenë në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për korrje-shirje, pasi ky proces kërkon koordinim, marrë parasysh faktin se kjo periudhë e vitit është manifestuar me reshje të vazhdueshme shiu që ka ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin grurit.


“Jemi të vetëdijshëm se këtë vit kushtet klimatike kanë qenë jo shumë të favorshme për zhvillimin e grurit, siç kanë qenë reshjet e vazhdueshme që kanë favorizuar zhvillimin e sëmundjeve dhe temperaturat e ulëta që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlim të rendimentit”, ka shkruar vec tjerash faqja zyrtare e kësaj drejtorie.

Postimi i plotë

Të nderuar fermerë,
Jemi në prag të fillimit të procesit të korrje-shirjeve, pasi që jemi në kohën e pjekjes së drithërave të bardha. Nisur nga rëndësia që ka procesi i korrje-shirjeve të drithërave të bardha, është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për korrje-shirje me qëllim të koordinimit sa më të mirë për monitorimin e këtij procesi. Jemi të vetëdijshëm se këtë vit kushtet klimatike kanë qenë jo shumë favorshme për zhvillimin e grurit, siç kanë qenë reshjet e vazhdueshme që kanë favorizuar zhvillimin e sëmundjeve dhe temperaturat e ulëta që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlim të rendimentit.
Duke marr parasysh ato që u thanë më lart, ne ju ftojmë të mobilizoheni dhe të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale, që së paku në këtë fazë t’i evitojmë humbjet e mëtutjeshme në rendiment.
Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, MBPZHR ka mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësues të Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe përfaqësues të Shoqatës së Mullisëve. Në këtë takim është diskutuar lidhur me parapërgatitjet që janë bërë për fillimin e procesit të korrje-shirjeve, si dhe mbarëvajtjen e tërë këtij procesi.
Andaj, Shërbimet Këshillimore të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ju ftojnë që të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale për korrje-shirje, si dhe me këshilltarët për bujqësi dhe zhvillim rural në komunat tuaja që të konsultoheni rreth kohës optimale për korrjen e grurit tuaj.
Pra, keni kujdes mos filloni me korrje para pjekjes së plotë të grurit, pasi që do të ketë humbje të grurit dhe ndikim në ulje të rendimentit mesatar, si dhe pikat grumbulluese nuk do ta pranojnë grurin nga fermerët nëse lagështia e grurit nuk është brenda normave optimale (12 -13 %).
Ku mund të këshilloheni për kohën optimale të korrjes
Nga informatat që kemi nga tereni përmes këshilltarëve në Qendrat këshilluese komunale për Bujqësi, përqindja e lagështisë është akoma e lartë mbi normat optimale 12-13 %, andaj ju rekomandojmë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm secili në komunën e vet me këshilltarët komunal.
Ju njoftojmë që mund të drejtoheni në Qendrat Informative Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, secili në komunën e vet tek këshilltarët komunal që koordinohen me Departamentin për Shërbime Këshilluese.
Këshilltarët janë të pajisur me njohuri dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me komisionet komunale për korrje-shirjet. Ata do të ju ndihmojnë në përcaktimin e kohës optimale, si dhe informata tjera të nevojshme për ketë proces final dhe mjaft të rëndësishëm të grurit.
Për informata shtesë dhe çdo gjë që lidhet me këshillat mund të drejtoheni në:
Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, MBPZHR
Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III, Prishtinë – Kosova
Tel. 383- (0)3820038426

Share This:

Tags: Fushata korrje shierje
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur

29 June 2025
Futboll

Sonte supërndeshja PSG-Inter Miami, Leo Messi kundër

29 June 2025
Lajme

Irfan Musliu është kryetar i ri i

29 June 2025
Lajme

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në

29 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.